Kush nuk e mban mend këtë personazh të regjisorit të njohur amerikan Tex Avery, në filmat e vizatuar, në të cilin një nga personazhet ndiqet nga një tjetër. Dhe, për të mos rënë në duart e tij, ai vrapon përtej skajit të një shkëmbi, duke vazhduar vrapin i çartur prej një vrulli derisa në një moment mbetet pezull në ajër dhe kupton që nën këmbët e tij nuk ka më tokë e prej andej bie si një gur i rëndë prej lartësisë. Kur ishim fëmijë, të gjithë qeshnim shumë me këtë skenë. Sot, të gjithë ne po jetojmë të njëjtën situatë. Por, nuk qeshim më si atëherë.
Njerëzit po vrapojnë, nxitur prej shtysës që kanë marrë prej atyre shumave marramendëse të derdhura prej bankave dhe qeverive. Ata po i qasen skajit të atij boshllëku që shohim në filmin e vizatuar dhe po nxitojnë tej shkëmbit teksa e gjejnë veten pezull në zbrazëti. Njëjtë me personazhin më sipër, vuajtja e tyre ka të njëjtat simptoma. Frikë: nëse do kenë mundësi së shpejti të hanë drekë në një restorant; ankth: nëse do të mund të shkojnë me pushime, apo qoftë dhe të takojnë miq. Në veçanti, në Francë, pas muajsh pushimi të detyruar, shumë njerëz nuk mund ta mendojnë të paktën deri këtë fundjavë të gjatë që po ikën, t’i dhurojnë vetes ca orë më shumë lumturie.
Pak njerëz e kuptojnë se ku do të na çojë kjo ‘rënie e lirë’ që na pret. Sepse shumë pak njerëz duan ta shohin realitetin në sy: Në Shtetet e Bashkuara, prodhimi do të bjerë në më shumë se një të tretën e tij gjatë tremujorit të dytë, dhe ndoshta në një të pestën e tij përgjatë gjithë vitit; në Evropë do të jetë vështirë më pak se parashikimi më lart. Po në SHBA, thuajse një e katërta e popullsisë kërcënohet me humbje të vendeve të punës; në Evropë, sërish vështirë se do të jetë më pak. Një në katër kompani në Francë planifikon të ndalet ndërsa në vendet në zhvillim, 1.6 miliardë njerëz që punojnë në sektorin informal ka të ngjarë të humbasin burimin e vetëm të të ardhurave për familjet e tyre.
A e kuptojmë me të vërtetë se çfarë tregojnë këto të dhëna? Dhe kur mund do të ndodhë kjo?
Kur do fillojmë të besojmë se, pa ilaçe apo vaksina, një rikthim tek pandemia mund ta bëjë të ardhmen edhe më të zymtë? Kur do të fillojmë të mendojmë seriozisht, pa ngjyrat romantike që ofron pranvera për t’u përgatitur mbi pafundësinë e dramave që pritet të vijnë gjatë vjeshtës? Kur do të mund të mendojmë për vendet e reja të punës që do të kenë nevojë parësore kantieret e ndërtimit në mënyrë që t’i shmangim dramat për të cilat po flasim? Kur do të ndalemi së besuari se një rrebesh parash do të jetë mjaftueshëm për t’i siguruar ekonomisë globale mjetet për ta kapërcyer këtë greminë pa dëme?
Duke i dhënë me shumicë bizneseve kredi, nuk është kjo mënyra që bankat qendrore të jenë në gjendje t’i shpëtojnë ato nga kriza e pagesave të tyre. Dhe, as nuk u sigurohet atyre ndonjë kapital që shteti t’i shpëtojë prej mungesës së qarkullimit; kjo ndodh vetëm nëse ne do të jemi të gatshëm të shtetëzojmë të gjitha restorantet dhe të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ne do t’i shpëtojmë ato vetëm duke i ndihmuar të gjejnë klientë. Dhe, për këtë, ne duhet t’i nxisim që të prodhojnë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse konsumatorët janë tani më të të gatshëm të shpenzojnë shuma marramendëse për aq kohë sa kanë mundur të kursejnë këto muaj. Kjo do të thotë të orientosh prodhuesit drejt asaj që unë i quaj “industri të jetës”.
Dhe, e dyta trajnimi urgjentisht në ato profesione të reja për të gjithë ata që do ta gjejnë veten të papunë së shpejti dhe me gjasë për një kohë shumë të gjatë.
Për të përmbushur një sfidë të tillë, askush nuk mund të jetë i kënaqur duke u shqetësuar vetëm me atë që do të ndodhë fundjavën tjetër, apo edhe në dy muajt e ardhshëm; apo qoftë dhe të besosh se do të jetë e mjaftueshme të vazhdosh të jetosh si në të kaluarën e të presësh rikthimin e jetës së mëparshme; të besosh se virtualja, e cila na ka pushtuar të gjithëve, do të na mbrojë prej dramave të reales.
Nëse nuk fokusohemi në këto prioritete sa më shpejt të jetë e mundur, më e keqja pritet të vijë; madje dhe kjo periudhë e shkurtër pas mbylljes, shumë shpejt do të na duket si një kohë e lumtur. Si momenti i fundit i një qytetërimi që po rri pezull në ajër pak para rënies së tij.
Por, lajm i mirë është se ende ka kohë për të shmangur shkëmbin në mënyrë që të marrim një rrugë tjetër. E di, se do të duhet shumë guxim. Mbi të gjitha sepse asgjë nuk është më e vështirë sesa të pranojmë realitetin ashtu sic është dhe jo ndryshe. Është kjo një sfidë e re që na pret. Sepse asgjë tjetër nuk na bën më të lirë se kjo. /Përktheu: Monika Stafa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?