LAJMI I FUNDIT:

Identifikimi i tre personave që kryen atentatin në Tiranë, Karamuço: Ata bën një gabim

Identifikimi i tre personave që kryen atentatin në Tiranë, Karamuço: Ata bën një gabim

Eksperti kriminalist Ervin Karamuço tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se autorët e atentatit në Don Bosko, ku u plagosën dy persona, tashmë janë identifikuar dhe së shpejti do të bëhet shpallja në kërkim e tyre.

Sipas tij ata janë identifikuar pasi në makinën e djegur, janë gjetur gjurmë biologjike.

“Di të them që në rastin konkret, për shkak të një gabimi të tre personave ata tashmë janë të identifikuar dhe shumë shpejt do të shpallen në kërkim. Po kërkohen aktualisht. Kanë bërë një gabim diku siç përmendi edhe miku im Ferhati, ka qenë një veprim i jashtëzakonshëm i shpejtë jashtë zonës së tyre të mbulimit të zjarrfikëse të Kamëzs, sepse Qereka i përket Krujës, e sa të vinte ajo, këta kanë shkuar pa paralajmërim. Kanë parë tym dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe aty janë përftuar gjumë biologjike. Kanë arritur ta shuajnë në kohë dhe policia shkencore ka përfituar material biologjike”, tha Karamuço.


Eksperti tha se lëvizja e tyre në mes të ditës me një mjet të përshkruar që në minutat e para, tregon se ka problem të theksuara të patrullimeve.

Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç janë dy personat e plagosur pasditen e ditës së djeshme (e marte) në Don Bosko. Sipas informacioneve shënjestra ka qenë 45-vjeçari Elezi, i cili është person me precedent penal te mëparshëm për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Lajme
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Anija patrulluese shqiptare

Anija patrulluese shqiptare "Oriku" shpëton 28 emigrantë në Detin Egje

Lajme
Kalo në kategori