LAJMI I FUNDIT:

Ideja “spektakolare” e Donald Trump, dëshiron kthimin në hënë

Ideja “spektakolare” e Donald Trump, dëshiron kthimin në hënë

Duket se Hëna për presidentin e ri të SHBA-së është bërë një destinacion mjaft i dëshiruar dhe ai inkurajon iniciativën e sektorit privat në të cilin sheh potencial premtues.

Ndonëse, Donald Trump ka folur shumë pak për këtë publikisht, bashkëpunëtorët e tij dhe ish-punonjës të NASA-s të cilët e këshillojnë, flasin se ekziston interes për kthim në Hënë në kuadër të partneritetit me sektorin privat.

Miliarderi Elon Musk (Space X) dhe Jeff Bezos (Amazon) janë takuar disa herë me këshilltarët e Trump pas zgjedhjeve. “Sigurisht se ekziston interes i ri për Hënën në administratën e Trump”, ka thënë John Logsdon, ish-drejtor i Institutit për politika të kozmosit në Uashington.


Disa nga këshilltarët e presidentit të ri kanë punuar në programin Constellation të ish-presidentit George W. Bush, i cili ka paraparë kthimin në Hënë si etapën e parë para misionit në Mars.

Megjithatë, përcjell opinion.al, Barack Obama, duke vlerësuar Constellation si tepër të shtrenjtë, hoqi dorë nga ky mision, me arsyetimin se SHBA-të kanë qenë tashmë në Hënë dhe se më tepër duhet koncentruar në planetin Mars.

Disa nga njerëzit e përfshirë në këtë mision ende janë të zemëruar, pasi vlerësojnë se vendimi për heqje dorë ishte i gabuar. Të tjerët shpresojnë në projektin ambicioz të Trump, i cili do të përfshinte edhe partneritetin publiko-privat.

“Administrata e Trump dëshiron të bëjë diçka spektakolare dhe të guximshme, dhe Hëna është një ide e sigurt”, ka thënë Eric Stallmer, kryetar i Federatës për fluturime komerciale në gjithësi.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Evropa
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë
Kalo në kategori