Duke shfletuar galerinë mund të zbuloni disa prej tyre.


3a48f5f32332cf66943165d9640a9cb8(1)

Sytë me xixa ngjyrë argjendi
Ajo që e bën këtë version kaq të freskët është se pjesa tjetër e fytyrës duket më e pastër. Nëse nuk keni kohë për grim, sytë me xixa ngjyrë argjendi janë perfekt dhe të lehtë për t’u bërë sipas artistit të grimit Vincent Oquendo. Kjo mund të bëhet duke ngjyrosur kapakët e syve me një laps ngjyrë argjendi ose me një furçë me një ton të lëngshëm.

186852616fe66d41ef655aa86b64a991

Buzët ngjyrë vere
Nëse keni parë filmat klasikë ju keni vënë re se vera i bën njerëzit të ndihen seksi. Një buzëkuq i lëngshëm në ngjyrën e verës mund t’ju bëjë të ndiheni të tilla.

bb939079802b18680516768f520cae59

Penel i kaltër i zëntë
Një vijë e vetme me ngjyra të ndezura në kapakët e syve, do ta bëjë grimin tuaj të efektshëm në festa. Vizatoni një vijë të hollë nga njëri cepi në tjetrin, të cilën duhet ta lini të thahet mirë përpara se të vazhdoni me pjesën tjetër. Artisti i grimit Molly R. Stern thotë se “nëse ju nuk e lini të thahet penelin, ai do të shkaktojë vija dhe rrudha në sytë tuaj. Pjesa më e madhe e vijëzuesve për sy kur i lë të thahen siç duhet, zgjasin për shumë kohë.”

9bd834ff99e2cc9c8398414e951b5848

Sytë metalik
Sytë metalik janë perfekt për këto raste. Përpiquni të luani sa më shumë me hijet me ngjyrë bakri të ndryshkur, çeliku dhe ngjyrën e zezë. Sipas Stern e vetmja gjë që nuk duhet të harroni në këtë rast është të lyeni patjetër mollëzat.

a2e9ab07dad7afe1c6e93f7cdf9d995f

Buzët qershi e errët
Një ngjyrë qershi e errët për buzët krijon një efekt shumë të bukur. Definimi i formës së buzëve me një laps do të krijojë një hije të bukur sidomos me sytë ngjyrë gështenjë.

2799715b5760777e2b9c474a47a31f78

Hijet jeshile e zëntë
Ky lloj grimi ju bën të ndiheni të errët, misterioz dhe të ashpër.

05d3330d7a0a2d0952243091717632e8

Sytë si mace
Sytë si mace vazhdojnë të jenë të pëlqyera. Me një penel të zi bëni një vijë nga pjesa e brendshme duke e valëvitur në pjesën e jashtme dhe krijuar hije të zeza. Përdorni një penel kundër ujit.

efce60ca387747c4668739732096649a

Sytë me hije metalike
Për këtë lloj grimi, është mirë që baza të jetë me ngjyrë të zezë të fortë, domethënë pjesa e formës së syve, shkruan Anabel. Rreth saj mund të krijojmë një aureolë të shndritshme metalike.

e17a1f6d95d58bc5e98edf4af4ec9243(1)

Vijëzat e kristalit
Vijëzat e kristalit janë të thjeshta, të bukura dhe ju bëjnë të bini në sy. Mënyra më e lehtë për të krijuar këtë dizajn është duke tërhequr një vijë të drejtë ose me pika në secilin sy me ngjyrë argjendi. Gjithashtu, nëse dëshironi mund të përdorni dhe diamante të rremë./Telegrafi/