Më 26 qershor 1963, në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe në prag të ndërtimit të murit më të rëndë ndarës të Evropës, i njohur si Muri i Berlinit, presidenti amerikan John F. Kennedy, kishte mbajtur një fjalim i cili do të mbetej simbol i solidarizimit dhe mbështetjes nga njerëzit e lirë për popujt e bllokuar, përmes deklarimit “Ich bin ein Berliner!”.
Kjo është një nga ato momentet të cilat populli gjerman dhe Evropa në përgjithësi nuk duhet harruar kurrë, veçanërisht kontributin e ShBA-së për ta bërë Evropën e lirë, demokratike dhe fuqi ekonomike botërore. Porse, nuk dua këtë shkrim ta fokusoj në atë pjesë të njohur të historisë. Këtë shkrim me shkas dua ta fokusoj në mesazh të qartë që lidershipi ynë, dhe qytetarët evropianë, duhet ta dinë karshi Kosovës. Sigurisht se edhe rrethanat e Kosovës në kohën kur po i shkruaj këto rreshta kanë ndryshuar shumë, sidomos në kontekstin e lirisë dhe pavarësisë (sërish si meritë e madhe e ShBA-së dhe disa vende të BE-së), porse mbetet ende shumë për t’u arritur.
Shikuar nga konteksti i sotëm i Kosovës (2020) në raport me BE-në, duke qenë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim, është thënë e vërtetuar disa herë se është një padrejtësi e madhe getoizimi evropian që i është bërë Kosovës. Me këtë rast edhe vet kredibiliteti i BE-së është vënë në pikëpyetje, pasi kur BE-ja nuk është në gjendje të mbajë fjalën për një veprim kaq të vogël, atëherë si mund t’i besojmë për gjëra më kruciale, siç është edhe çështja e përmbylljes së dialogut me Serbinë. Normalisht se e kam të njohur procedurën se vendimi për liberalizim u takon vendeve anëtare veç e veç, porse në marrëdhënie kontraktuale e publike, si publik i Kosovës, ne njohim një BE, prandaj edhe i referohemi si BE qoftë për sukseset qoftë për dështimet. Duke parë mungesën e një adrese të qartë dhe të folurit me një zë si BE, më vjen ndërmend edhe thënja e famshme e Henry Kissingerit, diplomatit të shquar amerikan, se “kë ta telefonoj nëse dua të flas me Evropën?”
Prandaj, duke qenë se nga nesër me 1 korrik 2020, Gjermania ka marrë kryesimin e BE-së, shfrytëzoj këtë rast për të rishkruar fjalinë markante të Kennedyt të thënë para 58 viteve në Berlin: “Gjithë njerëzit e lirë, kudo që ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit, dhe kësisoj, si njeri i lirë, ndjehem krenar kur them: Ich bin ein Berliner!” (Unë jam një Berlinas).
Dhe, në këtë kujtesë, dua t’ju kërkoj qytetarëve të lirë, veçanërisht qytetarëve të lirë të atyre vendeve anëtare të BE-së, që nga 1 korriku 2020, të paktën për një çast të kohës së tyre të çmuar, edhe ata të ndjehen të getoizuar si qytetarë të Prishtinës e tërë Kosovës dhe të thonë: “ich bin ein Prishtinaer!”.
BE – na jepni gjënë elementare – lirinë e lëvizjes në Evropën e bashkuar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Gjesti me Rizartën në krah ndjek Eglin nga pas

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri