Icardi zhvillon stërvitje të plotë pas 40 ditësh

262:"MILAN, ITALY - DECEMBER 03: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano looks on during the Serie A match between FC Internazionale and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on December 3, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images
Mauro Icardi ka marrë pjesë në një seancë të plotë stërvitore me Interin, për herë të parë brenda 40 ditësh.
Argjentinasi ishte shfaqur në Appiano Gentile të enjten e kaluar, mirëpo Sky Sport Italia ka njoftuar se ishte stërvitur vetëm.
Mirëpo, mëngjesin e të martës, ai është kthyer në stërvitje të plotë me ekipin e Nerazzurrëve.

Icardi është shoqëruar nga Stefan de Vrij, Milan Skriniar e Kwadwo Asamoah që janë kthyer nga kombëtaret, ndërsa aty janë parë edhe presidenti Steven Zhang, menaxheri gjeneral, Giuseppe Marotta dhe drejtori sportiv, Piero Ausilio.
Sky shton se Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe disa lojtarë të tjerë do t'i kthehen skuadrës ditën e mërkurë, për t'u angazhuar në stërvitje para ndeshjes ndaj Lazios. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































