LAJMI I FUNDIT:

Icardi tregon objektivat e skuadrës pas blerjes nga kinezët

Icardi tregon objektivat e skuadrës pas blerjes nga kinezët

Interi i Roberto Mancinit është grumbulluar sot për herë të parë në prag të përgatitjeve për sezonin e ri.

Gjatë pasdites së sotme shumë nga lojtarët zikaltër u takuan përsëri në qendrën sportive Angelo Moratti.

Një nga të paktët lojtarët të kalibrit të lartë, që ishte nën urdhrat e trajnerit italian që nga sot, është Mauro Icardi, i cili ka folur disa fjalë për objektivat e klubit pas blerjes nga ‘Suning Commerce Group’.


“Kemi bërë disa pushime, por shpirti ka qenë gjithmonë i njëjti, ku dëshirojmë të bëjmë më të mirën e mundshme”, deklaroi Icardi.

“Kam ndjekur gjithçka. Jam i sigurt që drejtuesit e rinj do bëjnë më të mirën për Interin, ashtu si Moratti dhe Thohir në këto vite. Objektivi është të rikthehemi te luajmë në Ligën e Kampionëve, sepse Inter është një skuadër që e meriton gjithmonë.

“Ishim afër sezonin e shkuar dhe sivjet duam ta arrijmë. Përgjegjësia për të mbajtur shiritin e kapitenit të Zanettit ishte shume e madhe dhe jam krenar”.

“Presim të gjithë tifozët në Brunico. E dimë që do jeni të shumtë dhe për ne është shumë e rëndësishme. Futbolli pa tifozët nuk është e njëjta gjë dhe ne i ndjejmë vlerat e tyre”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori