Paris Saint-Germain tashmë po punon për një marrëveshje të përhershme duke e blerë Mauro Icardin.

Edhe pse PSG ka deri në fund të sezonit kohë për të marrë një vendim për Icardin, Tuttomercatoweb pretendon se mendja e klubit parisien është ndarë.


Sipas kësaj faqe, gjigantët francezë do t’i rifillojnë negociatat në dhjetor ose janar, për të siguruar nënshkrimin e tij përpara se një ekip rival të mund të futet në mes.

GettyImages 1184010694 Mauro Icardi . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Sulmuesi ka qenë i lidhur shumë me Juventusin përpara se të bashkohej me Parisin në huazim me mundësi blerje,

Mendohet që shuma përfundimtare për blerjen e tij është 70 milionë euro.

GettyImages 1178404504 2 Mauro Icardi. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Madje klubi ka përgatitur për të një kontratë re në rast blerje me rritje page.

Ai e ka nisur mirë me PSG-në duke shënuar shtatë gola në po aq ndeshje sa është aktivuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app