Mauro Icardi do të largohet nga Paris Saint Germain pas tri viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi argjentinas nuk është në planet e klubit francez që i kanë bërë me dije të gjejnë një skuadër të re.


Mediat e ndryshme në Turqi kanë bërë me dije se aktualisht Icardi ndodhet në Stamboll së bashku me bashkëshorten e tij Wanda Nara, e cila është edhe agjente e futbollistit në fjalë.

Është gjiganti turk Galtasaray që po bën çmos për të nënshkruar kontratë me ish-sulmuesin e Interit.

Icardi 2

Galatasaray do ta marrë në huazim një vjeçar Icardin, ku një pjesë e pagës së tij do të paguhet nga PSG, derisa do të kenë edhe opsionin e blerjes.

Icardi duket se e ka tërhequr ideja për të luajtur në Turqi dhe kjo ka bërë që ai të fluturojë drejt Stambollit për të negociuar marrëveshjen.

paris saint germain v kawasaki frontale preseason friendly 4 scaled

PSG ia kishte ofruar argjentinasin edhe skuadrave angleze si West Ham United, Manchester United e Newcastle United, por që asnjëra nga to nuk e deshi atë. /Telegrafi/

telegrafi sport app