Zlatan Ibrahimovic ka shënuar het-trik në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij Los Angeles Galaxy.

Ylli suedez po vazhdon shkëlqimin e tij në Mayor League Soccer (MLS) edhe përkundër viteve të tij.


Ibrahimovic ka arritur të shënoj het-trik në ndeshjen e mëngjesit të sotëm (e shtunë) me klubin e tij LA Galaxy.

Sulmuesi shtatlartë ishte i papërmbajtshëm në fitoren 3-2 ndaj rivalëve lokal të Los Angeles FC.

38-vjeçari shënoi tre gola, por secili ishte më i mirë se tjetri dhe çdo fjalë është e tepërt për të.

Ai shënoi fillimisht në minutën e tetë për rezultatin 1-1, pastaj në minutën e 56-të për 2-1 dhe në të 70-tën për 3-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app