LAJMI I FUNDIT:

Ibra nuk ndalet së shënuari

Ibra nuk ndalet së shënuari

Me rezultat 2-0, Paris Saint-Germaini ka fituar përballë Saint Etienne në Parc de Princes.

-->

Të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e parë dhe mbajnë firmën e të njëjtit futbollist – Zlatan Ibrahimovic.

32-vjeçari shënoi golin e epërsisë pas një goditjeje të Blaise Matuidi (14’).

Pas një harkimi të Edinson Cavanit, Ibra shënoi golin e 25-të sezonal në Ligue 1 (41’).

Paris Saint-Germaini ka grumbulluar 70 pikë pas javës së 29-të dhe gjendet tetë pikë përpara Monacos. /Telegrafi/