Ia vodhi telefonin çiklistit, hajni pendohet keq për veprimin në Londër – kalimtarët i dolën në ndihmë viktimës

Ky është momenti tronditës kur një hajdut telefonash kapet duke e rrëzuar nga biçikleta e tij një banor të Londrës dhe ia vjedh telefonin, por ishin kalimtarët e rastit që i dolën në ndihëm dhe e bën hajnin të pendohet për veprimin.
Derisa u orvat për t’i shpëtuar kapjes pas disa tentimeve të dështuara, hajni arrin të largohet por me një këpucë më pak – të cilën e përdori si provë dhe që më vonë arriti ta arrestojnë.
Spencer Duarte nga Saffron Walden, u rrëzua nga biçikleta e tij elektrike nga hajni i cili ia mori nga dora telefonin dhe filloi të largohet me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë në qytet kanë kapur momentin kur këmbësori i shpejtë i del përpara dhe ‘preu rrugën’ hajnit, i cili u rrëzua në tokë derisa tentonte të ikte.
Megjithatë kur iku nga vendi i ngjarjes, ai mbeti pa njërën këpucë, të cilin policia e përdori si provë dhe me mostrat e ADN-së e identifikuan dhe më vonë e arrestuan.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçar që përfundoi në prangat e policisë metropolitane. Madje pranoi se në çantën e shpinës kishte pasur pajisje të ndryshme që i shfrytëzonte për të kryer vjedhje. /Telegrafi/


































