Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi dyshohen se i kishin kërkuar para një personi të cilit ia kishin marrë veturën.

Të dyshuarit i kishin kërkuar 16 mijë euro, për t’ia kthyer.


Sipas raportit policor, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/