A ia ka zili Real Madridit për transferimin e Mbappes? Laporta paralajmëron Los Blancos

Joan Laporta ka folur për ngjarjet aktuale të futbollit. Presidenti i Barcelonës ka siguruar se nuk e ka zili Real Madridin për nënshkrimin e mundshëm të Kylian Mbappes.
Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se operacioni nuk është mbyllur ende. Nëse ai arrin në dhomën e zhveshjes së Los Blancos, kjo paraqet një problem të mundshëm.
“A e kam zili Real Madridin për Mbappen? Jo, aspak, aspak. Përveç kësaj, nuk e di nëse do ta bëjnë apo jo. Do të shohim. Nuk kam informacion, vetëm intuitë. Ata kanë një problem atje. Duhet t’i shesin disa lojtar (nëse Mbappe vjen), apo jo? Sepse të dy nuk do të luajnë në të njëjtin vend dhe janë gjithashtu lojtarë shumë të dalluar. Dhe duke folur për shifrat që do të ketë, kjo deformon me siguri dhomën e zhveshjes. Kjo nuk është një dhuratë”, deklaroi Laporta në një intervistë për Mundo Deportivo.
Një tjetër nga temat që trajtoi kreu i klubit katalunas ishte edhe për fanellën. Aktualisht ato për Barcelonën i prodhon Nike, që ka një kontratë deri në vitin 2026, e cila mund të zgjatet deri në vitin 2028 dhe Laporta e ka bërë të qartë se nëse nuk i ofrohet kontrata më e mirë, do të merren me opsione të tjera.
Kur u pyet se gjëja më e lehtë do të ishte të vazhdonte me Nike, përgjigja e tij ishte: “Ndonjëherë gjëja e lehtë nuk është më e mira. Dhe tani ajo që duam është më e mira për Barçën”, vazhdoi ai.
“Tregu po na thotë se Barça vlen më shumë se ajo që kemi në kontratën me Nike”, potencoi ai. Laporta ka siguruar se janë tri opsione të hapura: të vazhdojë me të njëjtën markë, të ndryshojë ose të bëhet Barça prodhuesja e fanellës së saj.
“Kemi qenë 27 me Nike, kemi pasur takime periodike, po bëjmë takime, ata kanë bërë një përpjekje që unë e kam vlerësuar shumë, por kjo nuk mjafton. Tani që jemi në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, çfarë ne nuk mund të bëjmë është të zbresim. Barçës i duhet të ketë kontratën më të mirë në treg. Kontrata që kemi aktualisht nuk është më e mira në treg dhe Barça është klubi që shet më shumë fanella në botë. Duhet të kesh kontratën më të mirë dhe nëse jo, fatmirësisht kemi mundësi të tjera”, ka thënë më tej Laporta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Mirlind Daku shpëton lehtë pas kartonit të kuq, dënohet me një shumë të vogël parash

UEFA zgjodhi golin e javës në Ligën e Kampionëve – një ‘perlë’ ndaj një gjiganti evropian

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker