LAJMI I FUNDIT:

I zhdukur pas një viti në Afrikë

Me 31 tetor 2010, kur dhe fillon misionin e tij në Afrikë, me një vullnet të jashtëzakonshëm ta prezantoj shtetin në boten afrikane, dhe i gatshëm për çdo të papritur, por dhe çdo rrezik, James Berisha ia mësyni kontinentit të largët, Afrikës.

Sot kur dhe po bëhet 1 vit, James Berisha shkoi në Afrikë, ai mbetet i zhdukur dhe pa asnjë lajm se ku mund te jetë!

James Berisha në Eritre nuk ka shkuar për qëllime të këqija, ka shkuar me qëllimin fisnik që të loboj për pavarësinë e shtetit të Kosovës, prandaj presim që shteti ynë të bëjë çdo gjë që është e mundur që të zbardhet fati i pilotit.


Shumë informacione disa javë më parë tregonin që James është i paraburgosur në Asmara të Eritres, por pas 1 muaji kur këto lajme u verifikuan se nuk janë burime të sigurta, pasi që prej 15 gushti s’ka asnjë lajm që të ketë kontaktuar dikush me Jamesin, apo se këto informacione të ishin dhënë nga shteti I Eritres.

As sekretarja e këtij misioni, e as dikush tjetër nuk e di nëse piloti është i paraburgosur apo cili është statusi i tij aktual.

Nazim Berisha, vëllai i vogël i pilotit i cili aktualisht jeton në Zvicër, po bën përpjekje të vazhdueshme për të kontaktuar me Jamesin dhe në këtë drejtim ai ka parashtruar kërkesë për vizë në Eritre, por kërkesa e tij deri më tani nuk është aprovuar.

E gjithë familja e Jamesit po përjetojnë ditë të rënda, çdo here duke pritur lajme për familjarin e tyre, e ndoshta dhe një lajm të hidhur se James mund te mos gjendet kurrë!

Familja dhe bashkëpunëtoret e pilotit u bëjnë thirrje të gjithë miqve të Kosovës, të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të Jamesit. Të paktën duan vetëm një minutë zërin t’a dëgjojnë, ta dinë që James është gjallë.

(Autorja është sekretare e misionit “Flaying for Kosova”)