I riu nga Malisheva humb jetën në vendin e punës në Slloveni

Latif Bytyqi nga fshati Shkozë i Malishevës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Slloveni.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat kanë raportuar për vdekjen e mërgimtarit nga kjo zonë e Malishevës.
“Lajm i trishtë për familjen Bytyqi nga Shkoza. Humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Slloveni mërgimtari Latif Bytyqi nga Shkoza. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë të ditura.
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































