LAJMI I FUNDIT:

I hiqet emri rrugës “Radovan Zogoviq”, zëvendësohet me “Lorenc Antoni”

I hiqet emri rrugës “Radovan Zogoviq”, zëvendësohet me “Lorenc Antoni”

Ka ndodhur një akt i shëmtuar në kryeqytet. Rruga që mbante emrin e mikut të dëshmuar të shqiptarëve, Radovan Zogoviq, tani quhet Lorenc Antoni. Për këtë ka reaguar Shoqata e Malazezëve të Kosovës.

Në reagim thuhet:

Malazezët e Kosovës dënojnë rreptësisht aktin barbar të udhëheqjes së Prishtinës, të cilët në mënyrën më brutale kanë hequr në Lagjen Pejton emrin e rrugës Radovan Zogoviq, njërit nga poetët më të mëdhenj malazias. Rruga Radovan Zogoviq tani mban emrin e Lorenc Antonit, ndaj të cilit s’kemi asgjë kundër, përkundrazi vlerësojmë veprat e tij. Mirëpo, rrugën me emrin e tij në kryeqytetin e Kosovës Lorenc Antoni e meritonte në një mënyrë më të qytetëruar dhe jo duke e hequr emrin e atij të cilin edhe vetë mbi të gjitha e kishte vlerësuar.

T’i hiqet rrugës emri Radovan Zogoviq, poetit dhe autorit të një kryevepre të padiskutueshme, “Këngët e Ali Binakut” të mrekullueshme është akt çnjerëzor i udhëheqjes së Komunës së Prishtinës, duke shkelur në këtë mënyrë së pari Lorenc Antonin dhe Ali Binakun. Më e dhembshmja është se kështu shkelën të gjitha vlerat qytetëruese dhe pështynë mbi lirinë.


Në këtë mënyrë të padenjë treguan fytyrën e vet të vërtetë ndërsa opinionit vendor dhe atij botëror i dërguan mesazhin shumë të qartë se sa u përket atyre malazezët nuk janë të mirëseardhur në Prishtinë.

Radovan Zogoviq është një madhështi njerëzore, i cili na ka mësuar të kërkojmë dhe të duam vetëm njeriun pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, etnike dhe fetare, prandaj bëjmë pyetjen si është e mundur që populli shqiptar gjatë luftës e ruajti edhe emrin, edhe varrin, ndërsa sot në paqe nga një grusht ekstremistësh nuk mund ta ruajmë bashkërisht.

Nuk mund të mos përmendim se tabela me emrin e Radovan Zogoviqit deri sa nuk u hoq përfundimisht disa herë ishte përdhosur dhe ishte objekt talljeje i huliganëve. A ka ndodhur e gjithë kjo si pasojë e mosdijes, apo nga urrejtja dhe ideologjia fashiste do të tregojë koha, por është fakt se kuazi udhëheqja urbane e Komunës së Prishtinës përbën zhgënjimin më të madh për periudhën e pasluftës të asaj Prishtine të lashtë qytetare me të cilën jemi mburrur të gjithë deri sa nuk erdhën ata.

Për të gjitha këto shkaqe i drejtohemi me apel shtetit tonë amë, Malit të Zi, Qeverisë së Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare, sektorit joqeveritar, Institucionit të Avokatit të Popullit, akademikëve dhe personaliteteve publike që të dënojnë këtë akt barbar dhe të re4agojnë ashpër në mënyrë që në një afat kohor sa më të shpejtë të korrigjohet padrejtësia që është bërë. Në të kundërtën, paralajmëroj se në emër të të gjithëve që respektojmë veten e të tjerët, por edhe që kultivojmë shëmbëlltyrën dhe veprën e Radovan Zogoviqit do të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike duke përfshirë edhe grevën e urisë.

Ne malazezët nuk kërkojmë më shumë se respektimin e minimumit të dinjitetit tonë njerëzor, respektimin e qenies sonë kombëtare e etnike dhe të personaliteteve tona më të rëndësishme që kanë dhënë kontribut të pamatshëm për zhvillimin dhe edukimin e gjithë shoqërisë kosovare. Nëse nuk mund të na mundësohet as ky minimum real nuk na mbetet rrugë tjetër pos që si komunitet autokton etnik të braktisim Kosovën, meqë edhe kështu nga viti në vit jemi me numër gjithnjë e më të vogël.

Në fund duhet të theksojmë se jemi të sigurt që numri më i madh i qytetarëve të Kosovës dëshirojnë të jetojnë në paqe, bashkëjetesë, harmoni dhe që të turpërohen dhe të dënojnë këso sjelljesh të shëmtuara të individëve, por që nga frika nuk kanë forcë që këtë ta dënojnë publikisht dhe të dëshmojnë duke dhënë kështu, fatkeqësisht, hapësirë r forcimit të grupeve ekstremiste dhe radikale, që pengojnë Kosovën dhe përpjekjet e të gjithë njerëzve qëllimmirë në rrugën e integrimeve euroatlantike, përfundon reagimi i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, e nënshkruar nga Sllobodan M. Vujiq.

Ata me kujtesë historike e njohuri për zhvillimet në Kosovë para e gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe në vitet e tjera rënda për Kosovën e shqiptarët, emrin e Radovan Zogoviqit e mbajnë në mend për vargjet më shqiptarodashëse, për ndjenjën e hollë e njerëzore ndaj tyre, për dashurinë ndaj Kosovës dhe njerëzit e saj, aq sa amanet i tij i fundit ka qenë të prehet në këtë vend. Dhe kjo ka ndodhur”. /Koha.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Kalo në kategori