LAJMI I FUNDIT:

“Hysaj u kërkua nga një skuadër e madhe evropiane, por do titullin me Napolin”

“Hysaj u kërkua nga një skuadër e madhe evropiane, por do titullin me Napolin”

Agjenti i Elseid Hysaj thotë se klienti i tij kishte një ofertë nga një prej skuadrave më të mira në Evropë, por ai është 100 për qind i bindur se mund të fitojë Scudetton me Napoli.

Është raportuar më parë se skuadra e Napolit ka bërë një pakt për të qëndruar së bashku me mbrojtësin e kombëtares shqiptare dhe të përpiqet të fitojë titullin e Serie A këtë sezon, dhe përfaqësuesi i Hysajt duket se ka konfirmuar këtë.

Infeksion në rrugët e frymëmarrjes, Hysaj braktis papritur stërvitjen me Napolin
Lexo po ashtu Infeksion në rrugët e frymëmarrjes, Hysaj braktis papritur stërvitjen me Napolin

“Hysaj është 100 për qind i bindur për të fituar Scudetton, nëse ai nuk do të ishte, do largohej nga Napoli”, ka thënë fillimisht agjenti Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.


“Ai mori një ofertë serioze, konkrete dhe reale nga një prej ekipeve më të forta në Evropë, por ai as nuk e mori në konsideratë atë”, përcjell Telegrafi.

Hysaj vlen më shumë se James, Isco, Bonucci e Alex Sandro
Lexo po ashtu Hysaj vlen më shumë se James, Isco, Bonucci e Alex Sandro

“Ai do të kishte marrë pagë edhe më të madhe se tani, por ai as nuk ka dashur të mendojë për këtë”.

“Nuk mund t’ju them se çfarë ekipi ishte, por ata përfunduan në dy vendet e para në një nga ligat më të mëdha evropiane”, përfundoi agjenti i Hysajt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori