Elseid Hysaj me shumë gjasa nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me Napolin.

Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me napolitanët dhe deri më tani nuk ka marrëveshje për vazhdimin e saj.


Ka qenë agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi që ka thënë për mediat italiane se me 60 përqind të gjasave Hysaj nuk do të vazhdojë kontratën.

Elseid Hysaj scaled 1

“Unë mendoj se 60 përqind Hysaj nuk do ta vazhdojë kontratën, ndërsa 40 përqind tjera po”, deklaroi Giuffredi.

26-vjeçari është pjesë e Napolit që nga vera e vitit 2015 kur iu bashkua nga Empoli për shumën e pesë milionë eurove.

Mediat italiane kanë raportuar se për lojtarin ka interesime nga vende të ndryshme evropiane.

GettyImages 1295636168 1

Roma mbetet një nga skuadrat që e do atë, ndërsa Atletico Madrid, Olympique Marseille, Spartaku i Moskës dhe Schalke 04 gjithashtu duan transferimin e shqiptarit në verë si lojtar të lirë.

Reprezentuesi shqiptar këtë edicion ka luajtur në 10 takime për Napolin, ku ka arritur të bëjë një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app