LAJMI I FUNDIT:

Hykmete Bajrami: Teuta Rugova ta dëshmojë veten më 3 gusht, se qëndron tamam prapa LDK-së

Hykmete Bajrami: Teuta Rugova ta dëshmojë veten më 3 gusht, se qëndron tamam prapa LDK-së

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë koment për deklaratat e fundit të Teuta Rugovës, por kërkon nga ajo që ta dëshmojë në seancën konstituive të 3 gushtit se qëndron prapa LDK-së.

Sipas saj, koalicioni i fundit që LDK kishte bëri me PDK-në, e ka dëmtuar subjektin e saj, porse shumica prej tyre që e kishin kundërshtuar e që më pas ishin bërë pjesë e këtij koalicioni, e kishin bërë këtë pikërisht për shkak të respektimit të vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm.

Ajo bëri të ditur që deputetët përgjigjen më të mirë do ta marrin nga elektorati nëse vullnetin e LDK-së e orientojnë diku tjetër. /Klan Kosova/