Se njerëz vullnetmirë ka kudo dhe në çdo kohë tregon edhe aktiviteti i Shoqatës humanitare’ Heroinat’, me drejtoreshë Znj. Shkurte Haxhiun, e cila këtyre ditëve përfitoi donacion me karroca speciale për fëmijët me nevoja të veçanta nga Shoqata simotër ‘Nora’, me drejtues ztr. Xhevdet Gashi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër
Fëmijët me aftësi të kufizuara përfaqësojnë një nga grupet më të margjinalizuara dhe më të përjashtuara. Fëmijë të tillë shpesh janë anëtarë të pjesës më të cenueshme të popullsisë, qasja e të cilëve në shërbimet shëndetësore është e kufizuar.
Ne e dimë se për të ndihmuar këta fëmijë që të realizojnë të drejtat e tyre, ekziston nevoja për t’i mbështetur, për të luftuar stigmën në komunitet dhe për të trajtuar mungesën kryesore të ndihmave dhe shërbimeve.
Pavarësisht granteve të cilat shpesh janë vetëm deklarative dhe jo të mjaftueshme, Shoqata “Heroinat” ka nevojë për ndihmë nëpërmjet donacioneve të ndryshme, sepse familjarët nuk mund të mbulojnë në mënyrë të pavarur shpenzimet e trajtimit dhe përshtatjes së këtyre fëmijëve për t’u bërë anëtarë të vlefshëm të shoqërisë sonë.
Duke luftuar kundër damkosjes dhe duke ofruar një mjedis të këndshëm, këta fëmijë me ndihmën e këtyre karrocave, kanë një shans më të mirë për të t’u qasur në kujdesin shëndetësor dhe për t’u përfshirë më mirë në shoqëri.
“Heroinat” mbledh dhe lidh fëmijët me nevoja të veçanta, ndihmon në zbatimin e programeve rehabilituese dhe edukative, kujdeset për në fushën e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore, rehabilitimit, furnizon me ndihmat e nevojshme, organizon programe dhe shfaqje të veçanta dhe aktivitete të tjera të ndryshme me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shëndetit të këtyre fëmijëve.
– Duket se ka ardhur koha që të mbështeten iniciativa të tilla, sikur ky veprim vullnetmirë nga aktivisti ztr. Xhevdet Gashi. Ne punojmë edhe me vullnetarë dhe ndërgjegjësimi gjithnjë e më shumë po rritet. Para së gjithash, të gjithë duhet të sensibilizohemi për çështje të tilla. Ndërsa, këta fëmijë meritojnë ndjenjën e vlerës dhe aftësisë, dhe pa to, shoqëria nuk mund të përparojë – vuri në dukje Shkurta Haxhiu.
Pra, përmes këtyre formave, Shoqata humanitare ‘Heroinat’, sikur po përmbushë thënien e Shenjtores, humanistes Nëna Tereze ‘Bëni punë të vogla, me dashuri të madhe’! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa