Dy vëllezër nga Brazili që kanë bicepsët gjigant prej 60 centimetrave, kanë zbuluar sekretin e përmasave gjigante trupore të tyre - duke pranuar se vazhdimisht injektojnë një substancë të rrezikshme.

Ton "Hulk" Geraldo, 49-vjeç, dhe Alvar "Conan" Pereira, 50, injektojnë vazhdimisht një substancë të rrezikshme qysh nga mosha e adoleshencës, dhe i vetmi qëllim i tyre është që t'i bëjnë bicepsët e tyre sa më të mëdhenj, transmeton Telegrafi.


2 64

Vëllezërit nga Rio de Janeiro i Brazilit, pretendojnë se "dikur ishin të varur nga shprehia që t'i bëjnë bicepsët së më të mëdhenj", por tani besojnë se situatën e kanë nën kontroll.

3 47

Përveç kimikaleve të rrezikshme që i injektojnë, këta vëllezër kalojnë orë të tëra në palestër duke ushtruar, por edhe duke mbajtur dieta strikte.

4 39

Geraldo ka pranuar se çdo tri orë hanë, kryesisht vezë, patate dhe mish, derisa Pereira hanë katër herë në ditë, ku gjatë 24 orë konsumon deri në 6 mijë kalori. Para se të futën në palestër konsumojnë deri në 12 banane dhe 6 të bardhë të vezë.

5 31

Këta vëllezër kanë pranuar gjithashtu se muskujt e mëdhenj shpesh herë u krijojnë probleme, pasi nuk mund të kalojnë përmes disa dyerve të vogla.

6 26

Periera injekton bicepsët dhe këmbët me steroide dhe substanca tjera të quajtura Potenay B12 që nga mosha 15-vjeçe. Ndërkaq vëllai i tij i vogël, ka shkuar hapave të tij pasi mbushi 18-vjet, pasi e kuptoi se nëse ia fillon më herët mund t'i kushtojë me jetë.

7 25

Ata filluan të injektojnë kimikale të ndryshme pasi mendonin asokohe se ishin shumë të dobët, ku Geraldo peshonte si adoleshent vetëm 49 kilogramë, kurse Pereira, 70. /Telegrafi/

8 20

9 19