'Showgirl'-ja e njohur shqiptare Hueyda El Saied ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Wake Up” të TOP Channel.

Mes shumë të rejave në karrierën e saj, El Saied ka rrëfyer edhe për disa ngjarje interesante nga jeta.


hueyda 1

Ajo ka treguar se si kur ishte e vogël, për shkak të kushteve të vështira, nënës së saj i është dashur të shesë edhe gjak për të siguruar ushqimin e fëmijëve.

“Më është dashur të shkojë në shkollë shumë herë pa ngrenë, se nuk kishim çfarë të hanim. Nënës sime i është dashur shpesh të japë dhe gjak për të më ushqyer”, ka thënë Hueyda gjatë bisedës.

E njëjta ka qenë mjaft e përfolur në media javë më parë për shkak se deklaroi hapur në emision se është divorcuar nga bashkëshorti, për arsyen se ai e tradhtonte.

Hueyda është e njohur për publikun shqiptar si këngëtare, piktore, balerinë dhe prezantuese. /Telegrafi/