Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Strasbourg të Francës, ku ka zhvilluar takime të shumta me deputetë të Parlamentit Evropian. Në takimet me eurodeputetë, Hoxhaj ka deklaruar se dialogu me Serbinë varet nga liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Hoxhaj ka takuar kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme (AFET), David McAllister, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, sa i përket liberalizimit të vizave, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e tij që pasi që Kosova t’i kryejë detyrat e saj të brendshme të krijohet një momentum brenda Parlamentit Evropian, që liberalizimi i vizave t’u jepet qytetarëve të Kosovës brenda vitit 2018”, thuhet në njoftimin për media.
Për këtë temë, Hoxhaj ka diskutuar edhe me mbështetësen e madhe të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, eurodeputeten Tanja Fajon, si dhe eurodeputetin sllovak Eduard Kukan.
“Kam takuar mbështetësin e madh të Kosovës në Parlamentin Evropian, kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, eurodeputeten Tania Fajon si dhe eurodeputetin sllovak Eduard Kukan. U kam kërkuar mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që një gjë e tillë nënkupton integrimin individual të çdo qytetari të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe është e drejtë fundamentale e qytetarëve të lëvizin lirshëm në Evropë”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se nëse nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk do të ketë më kuptim.
“Nëse Serbia është shpërblyer shumëfish për shkak të dialogut me Kosovën, edhe Kosova duhet të shpërblehet në mënyrë të balancuar në këtë drejtim. Prandaj, nëse Kosova nuk merr liberalizimin pasi që t’i kryej detyrat e saj brenda vitit 2018, këtij dialogu do t’i humbasë kuptimi, dhe atë jo vetëm në planin politik, por edhe atë të mbështetjes së qytetarëve”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj ka zhvilluar takim edhe me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio dhe sekretarin e përgjithshëm të këtij Komisioni, me të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin e Kosovës me këtë komision. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova