Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se, sektori i gastronomisë është njëri nga shkaktarët e rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë dy javëve të fundit.
Hoti në një konferencë për medie, ka thënë se është e papërgjegjshme nga ana e institucioneve që të moskujdesen për mirëmbajtjen e plotë të masave të vendosura.
“Në bazë të vlerësimit të burimeve të infektimeve edhe të rritjes së rasteve se kush po e shkakton këtë rritje gjatë dy javëve, është shqetësuese se kur gjurmohen se nga po vijnë ato, po del se vijnë nga gastronomia edhe nga institucionet. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme nga ana e institucioneve që të mos kujdesen për një mirëmbajtje të plotë të masave”, ka thënë Hoti, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve, atëherë do të merren masa më ekstreme.
“Rreziku është real që ne për dy deri në tri javë të kemi të njëjtën gjendje që po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion kemi filluar të rrethohemi prej vendeve me numër shumë të lartë të të prekurve, te ne sapo ka filluar të rritet numri. Rreziku është real që pas dy tri javëve nëse shkon me këtë trend ne do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme”, është shprehur ai.
Pas deklarimit të kryeministrit Hoti se gastronomët janë njëri nga shkaktarët e rritjes së rasteve, këta të fundit kanë reaguar duke thënë se, kjo shton presionin direkt në punën dhe veprimtarinë e tyre.
“Duke marrë parasysh që sektori i gastronomisë është një prej sektorëve më vital të Republikës së Kosovës, aludimi në faktor të rritjes së shpërthimit të infeksioneve të reja me COVID-19, shton presion direkt në punën dhe veprimtarinë e gastronomëve”, thuhet në reagimin e tyre, përcjell Telegrafi.
Shoqata e Gastronomëve thotë se duhet diskutohet në gjetjen e faktorëve së rritjes së rasteve, e jo të lëshohen deklarata të tilla.
“Çështje si e tillë, duhet të diskutohet dhe të gjenden faktorët e saktë të rritjes së rasteve, marrë për bazë paralajmërimet e ekspertëve të epidemiologjisë për valën e re të pandemisë nga muaj më parë, e jo të lëshojmë sinjale që masat duhet të shtrëngohen, gjë e cila me shumë gjasë aludon edhe për neve”, përfundon reagimi.
Aktualisht në Kosovë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1,315, kur numri i atyre që kanë humbur jetën nga ky virus është 650. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri