LAJMI I FUNDIT:

Hoti takohet me ambasadorin Abbott: Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të paprekshme

Hoti takohet me ambasadorin Abbott: Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të paprekshme

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur  sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e falënderoi për mbështetjen e përhershme që ky vend mik i ka dhënë Kosovës.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti potencoi se Qeveria e Kosovës aktualisht është e përqendruar sidomos në menaxhimin e pandemisë COVID 19, dhe në rimëkëmbjen ekonomike. Po ashtu, ai tha se Qeveria e Kosovës është tërësisht e përkushtuar të punojë për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë, kryeministri Hoti tha se dialogu do të zhvillohet duke u bazuar në principe të qarta që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës. Pra, vijoi ai, ne angazhohemi për një marrëveshje që do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë.


Duke e uruar kryeministrin Hoti për detyrën e re, ambasadori Britanik Nicholas Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, si partner në projekte të përbashkëta, të cilat synojnë zhvillimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, ekonominë dhe meritokracinë në rekrutime.

Kryeministri Hoti dhe ambasadori Abbott u pajtuan se pavarësia dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës janë të paprekshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori