LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Rritja e pagave të bëhet vetëm me ligj

Hoti: Rritja e pagave të bëhet vetëm me ligj

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rritja e pagave të kabinetit qeveritar është vendim arbitrar përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Hoti ka treguar se vendimi për rritjen e pagave bie ndesh me Ligjin e Buxhetit për 2018 dhe Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe së rritja e pagave tashmë është i rregulluar me Ligjin për Financat Publike.


“Rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, jo me vendim arbitrar të Qeverisë që përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit. 1. Rritja e pagave është e rregulluar me ligjin e për financat publike, ku caktohet si dhe sa rriten çdo vit. Çdo qasje tjetër është shkelje e këtij ligji. 2. Ky vendim bie ndesh me ligjin e buxhetit për 2018. Është vetëm Kuvendi i Kosovës ai që ka autoritetin të ndajë buxhetin për destinomë të caktuara. Përtej këtyre ndarjeve, çdo alokim tjetër është brenda limiteve të caktuara në ligjin e buxhetit dhe ligjin për financat publike. 3. Ky vendim është bie ndesh me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, siç e ka përcaktuar në vendimin e saj Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur të interpretojë ligjin për konfliktin e interesit. Nuk mundet dikush të merr një vendim që e prek atë dhe vetëm personalisht, si dhe njerëzit të afërm me të”, ka shkruan Hoti.

Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave për qeveritarët
Lexo po ashtu Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave për qeveritarët

Edhe hefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave dhe ka kërkuar që të tërhiqet një vendim i tillë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori