Shifra prej 46 mijë e 230 veteranëve që ka dalë nga verifikimi, mund ta rrezikojë marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Ky numër që ka tejkaluar parashikimet e qeveritarëve ka dalë nga Komisioni Qeveritar i formuar enkas për të verifikuar statusin e pjesëmarrësve në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për këtë shifër është shqetësuar edhe kryeministri Isa Mustafa, ndërsa ministri i Financave tha se nuk e di se si mund të përballohet kostoja e këtij numri kaq të lartë.
Ministri Avdullah Hoti në një intervistë për KosovaPress tha se ky numër i veteranëve që ka dalë nga Komisioni qeveritar dhe i miratuar dje nga Qeveria mund ta rrezikojëmarrëveshjen me FMN-në.
Sipas Hotit, ky numër i lartë ka dalë jashtë çdo parashikimi që ishte paraparë fillimisht nga komisioni për verifikimin e statusit të tyre.
Hoti sqaroi se deri në maj paga kanë marrë mbi 23 veteranë , por sipas tij, janë edhe dy -tre mijë tjerë që kanë aplikuar për të marrë pensionin e që janë duke u procesu ar aplikacionet e tyre.
Ministri i Financave tha se kanë qenë të përgatitur për 12 deri 13 mijë që mund të paguhen.
“Ky numër i veteranëve ka dal jashtë çdo parashikimi që ne e kemi marrë fillimisht nga Komisioni për Verifikimin e Statusit të Veteranëve në gusht-shtator të vitit të kaluar. Atëherë kur jemi dakorduar që të fillojmë pagesën e këtyre, vlerësimet kanë qenë se nuk mund të shkojmë te një numër që nuk kalon 12-13 mijë maksimumi, ndërkaq në maj, para disa dite ne kemi paguar mbi 23 mijë veta”, theksoi Hoti.
Ai tha se për çdo zgjidhje që duhet bërë duhet të jetë në nivel të Qeverisë, Kuvendit të Kosovës dhe mbi të gjitha sipas tij duke qenë në dakordim me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Çdo zgjidhje që gjejmë ne duhet ta bëjmë në nivel të Qeverisë, duke involvuar edhe Kuvendin e Kosovës mbi të gjitha duke qenë në dakordim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ne jemi me një program me FMN, na ka ndihmuar shumë, sepse kemi krijuar hapësira përmes klauzolës së investimeve për 400 deri 450 milionë euro huazime për të financuar projekte kapitale, disa prej të cilave veç iu kemi dhënë udhë. Pra, çfarëdo zgjidhje që e gjemë duhet të bëjmë në harmoni edhe me Fondin Ndërkombëtar, sepse kemi limite edhe tek maksimumi i shpenzimeve edhe tek përbërja e buxhetit”, tha ministri Hoti.
Për këtë kategori, ministri Hoti tha se janë planifikuar 25 milionë euro e që sipas tij është e pamjaftueshme krahasuar me dyfishimin e numrit të veteranëve.
Hoti tha se duhet që të ulen dhe të diskutojnë me FMN-në dhe me të gjithë palët e interesit përfshirë edhe veteranët, shoqatat e veteranëve, komisionin që ka verifikuar statusin e tyre, për të parë se cila është zgjidhja për këtë çështje.
“Tash numri i atyre që kanë përfituar për pension në muajin maj është dyfish krahasuar me numrin që është planifikuar fillimisht dhe nuk e dimë deri në fund të vitit sa prej këtyre 46 mijëve do të kërkojnë të marrin pensionin bazë… marrëveshja me FMN-në është në rrezik, ne duhet të jemi të kujdesshëm si do të trajtojmë koston që vjen nga ky numër kaq i madh i veteranëve të luftës. Do të ulemi të diskutojmë me FMN-në dhe me të gjithë palët e interesit përfshirë edhe veteranët, shoqatat e veteranëve dhe Komisioni Qeveritar që ka verifikuar statusin veteranëve dhe të shohim cila është zgjidhja për këtë çështje”, tha ministri Hoti.
Verifikimi për kategoritë e dala nga lufta ka filluar në vitin 2012 kur Qeveria ka formuar një Komision i cili ka përcaktuar kategoritë e pjesëmarrësve në luftë.
Komisioni Qeveritar për verifikimin e këtyre kategorive e ka përfunduar punën sivjet ndërsa rezultati përfundimtar është miratuar dje në mbledhjen e Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës