Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencë për medie ka bërë të ditur se nuk do të hezitoj të marrë masa edhe më rigoroze me rekomandim të ekspertëve shëndetësor, nëse është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.
Hoti tha se inspektorati dhe policia e Kosovës janë fuqizuar edhe më shumë kohëve të fundit me kapacitete për të intervenuar në rast të mos respektimi të masave kundër coronavirusit.
“Vlerësimet e përgjithshme janë këto që tri instrumentet e vetme që na mundësojnë neve ta menaxhojmë situatën janë mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale. Këto janë të vetmet masa derisa nuk ka vaksinë për trajtim. Në këtë aspekt inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre. Rekomandimet tona janë mbajtja e maskës, mbajtjen e distancës, dhe mbajtjen e higjienës personale. Do të jemi çdo kund, në rrugë, në institucione, në çdo biznes për tu siguruar që të zbatohen me rigorozitet. Nuk do të hezitoj që në bazë të rekomandimeve të marrim masat më ekstreme, duke u bazuar në rekomandimet e ekspertëve”, tha Hoti.
Kryeministri u shpreh se është i shqetësuar me mosrespektim të masave në disa raste, dhe siç tha ai edhe mos intervenimin e inspektoratin dhe policinë.
Hoti tha se ka pasur aktivitete sportive dhe ka pasur edhe protesta gjatë të cilave nuk janë respektuar masat e përcaktuara nga Qeveria e KOsovës.
“Ne po bëjmë të pamundur që brenda kapaciteteve spitalore të krijojmë hapësira, dhe po bëjmë të pamundur të mos vijmë në pikën që të mos kemi ku t’i shtrijmë pacientët që kanë nevojë për tu shtrirë në spital. Ndërkohë që po flasim janë rreth 570 pacientë të shtrirë në QKUK dhe Spitale, ndërkaq në kemi vetëm 700 shtretër në dispozicion, nuk kemi më shumë. Tash ne duhet me riorganizuar edhe njëherë QKUK, për të mbyll ndoshta disa prej klinikave për t’i vënë në dispozicion të situatës. Jemi duke punuar edhe me spitalet private për të bërë hapësira të nevojshme”, tha Hoti.
Ndërkaq, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se tashmë kanë riorganizuar QKUK-në, dhe se pacientëve ju ofrohet mundësia që të trajtohen edhe në disa spitale rajonale, por që sipas tij janë të obliguar që t’i ruajnë edhe shërbimet tjera bazë që duhet tu japin pacientëve që nuk janë të infketuar me COVID-19.
“Ne deri më tani kemi arritur të vëmë në dispozicion 700 shtretër, ku janë 570 të zënë. Nga 570, 250 janë në hapësirat e Klinikave të QKUK-së, ndërsa të tjerët në spitalet regjionale, derisa disa ditë më parë ishin të kundërtën. Për kundër kësaj, jemi të obliguar, që të ofrojmë shërbime edhe me pacientëve të tjerë. Sidomos për këto raste urgjente. Duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike për të tjerët që nuk janë me COVID-19”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani tha se do të dyfishohen testimet shumë shpejt, pasi që të nisin punën laboratorët privat ku do të bëhen teste serologjike dhe PCR teste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker