LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Negocimi i statutit të asociacionit në Bruksel, veprim i Kurtit që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin

Hoti: Negocimi i statutit të asociacionit në Bruksel, veprim i Kurtit që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi, ku sot në Bruksel takohet kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hoti ka thënë se negocimi i statutit të asociacionit që ndodh sot në Bruksel është sipas tij, veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin, transmeton Telegrafi.

“Sikur bisedat e sotme në Bruksel lidhur me asociacionin të ishin pjesë e “Marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ndoshta do i kisha kuptuar dhe arsyetuar qeveritarët aktual. Por, pa kurrfarë premtimi për njohje reciproke, e me gjithë atë dhunë që kreu aktual i qeverisë ka përdorur për të kundërshtuar asociacionin, negocimi i statutit të asociacionit që ndodh sot në Bruksel është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin”, thuhet në postimin e Hotit.


Tutje, në reagim ai ka thënë se dyshon se ka mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashihet në marrëveshjen e vitit 2015,

“Pavarësisht kësaj, dyshoj se ka mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashihet në marrëveshjen e vitit 2015, ku thuhet në mënyrë eksplicite se statuti i asociacionit duhet të marrë pajtimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës para se të miratohet nga Qeveria”, thotë ndër tjera ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori