LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Në Bruksel mora përkrahje për liberalizimin e vizave dhe rimëkëmbje ekonomike

Hoti: Në Bruksel mora përkrahje për liberalizimin e vizave dhe rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas vizitës që bëri në Bruksel në një konferencë për media ka thënë se atje ka biseduar për një sërë çështjesh me rëndësi për Kosovën, si liberalizimi i vizave, luftimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike.

Kryeministri Hoti ka thënë se ka mirëkuptim të plotë nga ana e Komisionit Evropian dhe Parlamentit që qytetarët të lëvizin lirshëm, pasi siç tha ai janë plotësuar të gjitha kriterët për liberlizimin e vizave.

“Ka mirëkuptim të plotë nga ana e Komisionit Evropin dhe parlamentit që qytetarët të lëvizin lirshëm. Kanë pranuar që janë plotësuar kushtet për liberalizim të vizve. Edhe vendet që janë skeptikë, shpresojmë që të reflektojnë. Siç e keni parë një grup deputetësh i kanë shkruar kancelares Merkel për liberalizimin e vizave për kosovarët dhe ne do të punojmë me të gjitha vendet e botës për tu përmbajtur kushteve për këtë çështje”, ka thënë Hoti.


Ai po ashtu tha se ka biseduar edhe për luftimin e pandemisë, ku tha se tash vendet do të përballen me një valë të dytë të virusit COVID-19.

“I falenderova Komisionin Evropian për ndihmën që na e kanë dhënë për luftimin e pandemisë. Tash do të përballemi me një valë të dytë të virusit”, theksoi ai.

Ndërsa çështja e tretë e cila është diskutuar në Bruksel, sipas Hotit është rimëkëmbja ekonomike.

“Rimëkëmbja ekonomike dhe mbështetja për Kosovën për të tejkaluar pasojat ekonomike të pandemisë, për përpjekjet që kemi bërë, pjesën e dytë të vitit të trajtohemi veçmas i gjithë Ballkani perëndimore”, tha tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori