LAJMI I FUNDIT:

Hoti: LDK-së nuk ia ofrojmë postin e kryeministrit

Hoti: LDK-së nuk ia ofrojmë postin e kryeministrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha të martën se kusht i LDK-së për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen është posti i kryeministrit.  Ende nuk dihet qartë nëse kjo është a pranueshme për Vetëvendosjen, por e sigurtë është që koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN  që është edhe ligjshmërisht mandatari i parë për formim të qeverisë, nuk  e ka fare në konsideratë opsionin e ofrimit të postit të kryeministrit për LDK-në.

Rexhep Hoti, nënkryetar i PDK-së në një prononcim për Gazetën Observer ka thënë se ka kaluar koha për një kusht të tillë.

“Jo, nuk bëjmë pazare të tilla, përfundimisht jo”,  ka thënë Hoti.


Hoti, shprehet i bindur se formimi i Qeverisë së re do të ndodhë nga koalicioni që i ka fituar zgjedhjet, dhe për të, kjo është punë e kryer.

“PAN-i është koalicioni fitues i zgjedhjeve, dhe fituesi bën projekte për formimin e Qeverisë, sepse ne i kemi fituar zgjedhjet në kuptimin ligjor. Pra, është detyrë kushtetuese e PAN-it me formuar Qeverinë. Me kandidatin Ramush Haradinaj do ta formojmë ekzekutivin dhe kjo është një punë e kryer”,  ka deklaruar ai.

Duke folur për vendimin e partisë që është në koalicion me PDK-në e AAK-në, NISMA për Kosovën, që në Kuvend  të funksionoj si grup i vetëm parlamentar, Hoti ka thënë se është e drejtë e tyre që të vendosin për një gjë të tillë.

“NISMA nuk është shkëputur nga PAN-i. Ata do të operojnë si grup i vetëm parlamentar në Kuvend dhe është drejtë e tyr. Të njëjtën mund ta bëjnë edhe AAK-ja edhe PDK-ja, pra të jenë si grupe të vetme parlamentare brenda Kuvendit”, ka thënë ai për Gazetën Observer.

Ndërkaq sa i përket numrit të deputeteve që do t’i ketë PDK-ja në legjislacionin e ardhëm, Hoti tha se po presin të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ne e dimë saktë se sa deputetë i kemi, por preferojmë të presim kur KQZ-ja bën zyrtarisht certifikimin e tyre” ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori