LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kosova kurrë nuk ka qenë më keq

Hoti: Kosova kurrë nuk ka qenë më keq
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur disa arsye pse sipas tij, Kosova nuk ka qenë kurrë më keq se tani që është nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendi kurrë nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme.

Sipas tij, nuk ka pasur sanksione dhe as raporte të cenuara me aleatët.


“Kurrë nuk ka pasur më shumë kontrata njëburimore për projekte kapitale. Kurrë nuk ka qenë më keq gjendja me investime kapitale në rrugë e në projekte të tjera. Kurrë nuk ka qenë më i dobët bashkëpunimi i Qeverisë me komunat”, ka shkruar Hoti.

Ish-kryeministri më tej ka thënë se kurrë nuk ka qenë më i keq bashkëpunimi mes Qeverisë dhe sindikatave e shoqërisë civile.

“Kurrë nuk ka qenë më e mbyllur e më linçuese Qeveria ndaj mediave. Kurrë nuk janë sulmuar deputetët e opozitës në parlament nga Qeveria. Kurrë nuk janë mbyllur spitalet rajonale apo klinikat e QKUK-së për operacione të pacientëve. Kurrë nuk ka qenë gjendja më keq në komunat në veri se tani”.

Në fund, ai ka shtuar se si rezultat i këtyre, kurrë më shumë qytetarë nuk kanë emigruar se në këto dy vite (përveç gjatë viteve të 1990-ta).

“Kurrë më shumë qytetarë sesa tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të emigruar: 57% e qytetarëve duan të emigrojnë”, ka përfunduar deputeti Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori