Durrësi, surpriza e sezonit. Shëngjini e Jugu, në vendnumëro. Kërkesa në korrik mbetet e zbehtë për një pjesë të mirë të bregdetit, çmimet luhatje të vogla.
Vit pas viti, Shqipëria pret që të përjetojë shpërthimin e saj “turistik” dhe rrethanat herë pas here edhe e kanë ndihmuar që rezultatet finale të jenë pozitive.
Por ashtu si një vit më parë, ndryshimi i vetëm që përjeton ky sektor është një TVSH e ulur në nivelin 6%, një politikë spontane parazgjedhore që i dha fund edhe kërkesës së kahershme të operatorëve të tregut.
Por qysh kur u njoftua kjo nismë, pjesa që u lakua më shumë ishte përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe nën zë disi edhe reflektim te çmimet. Në fakt, kjo e dyta duket se nuk ka ndodhur.
Nga një vëzhgim pranë një pjese të mirë të hoteleve, çmimet mbeten të njëjta si një vit më parë, kurse disa të tjerë kanë shkuar në rritje.
E përbashkëta e gjithë bregdetit shqiptar është që ai flet në euro, të gjitha çmimet jepen në këtë monedhë edhe pse ky vit duket më i favorshëm, sepse gjatë muajve të fundit është vënë re një zhvlerësim i vazhdueshëm.
Kjo sigurisht e bën më të lirë koston e akomodimit në një strukturë, por ajo është e papërfillshme për klientin.
Çmimet
Në raport me një vit më parë, çmimet në shumicën e vijës bregdetare nuk duket të kenë pësuar ndonjë ndryshim. Shumica kanë preferuar t’i mbajnë të pandryshuar kurse surpriza e kësaj vere duket se do të jetë Durrësi.
“Monitor” kontaktoi me disa prej hoteleve të këtij qyteti dhe të shtrirë edhe përgjatë Golemit.
Konkretisht Flower Spa, një nga hotelet me vlerësim të mirë edhe në Booking për një natë, në një dhomë dyshe aplikon një çmim 70 euro, ndërsa për një dhomë të llogaritur për tre persona, 80 euro.
Në Booking, dhoma e fundit për dy persona rezulton me një çmim 150 euro/nata. Një vit më parë, i njëjti hotel aplikonte çmime të paktën 5 euro më pak sesa çmimi aktual, por duke siguruar edhe mëngjesin dhe duke pasur parasysh që ishte një hotel që sapo kishte nisur aktivitetin. Gjithsesi, hoteli rezulton të ketë një frekuentim të lartë në këtë periudhë dhe kryesisht dominojnë të huajt.
Një tjetër hotel i pyetur për këtë fundjavë lidhur me një dhomë për katër persona Diamma në Durrës dha një çmim prej 89 eurosh. Një vit më parë, për të njëjtën kërkesë, çmimi ishte 75 euro.
Hotel Palace ofron një çmim 100 euro për një dhomë standard dyshe, duke e mbajtur në të njëjtin nivel të një viti më parë.
Por ndërsa për Durrësin ka një kërkesë në rritje e lidhur kjo me rezervimet e shkurta pra për një fundjavë duket se e njëjta tendencë shfaqet edhe për Sarandën.
Artani, punonjës pranë Saranda Palace, u shpreh se ka një kërkesë të dobët për rezervime. Ndërkohë që hoteli këtë vit është në fazë rinovimi, rezervimet janë vetëm me afat të shkurtër dhe kjo, sipas tij, është një situatë që mbizotëron në Sarandë.
“Është ende korrik dhe ne fluksin përgjithësisht e kemi në gusht. Nga ajo që shohim deri tani situata duket disi dobët, nuk ka shumë kërkesë. Edhe ata që vijnë nuk rrinë me pushime të gjata, por thjesht një fundjavë ose dy-tre ditë”, – shprehet ai.
Por ndryshe duket situata në Himarë dhe Dhërmi. Çmimi i hoteleve mbetet i njëjtë. Hotel Elysium në Dhërmi gjatë qershorit aplikonte këtë vit një çmim 50 euro për një dhomë standard dyshe, në korrik çmimi për të njëjtën dhomë është 80 euro. Pritshmëritë janë që në gusht të kemi një rritje tjetër çmimi, pasi një vit më parë për këtë periudhë, hoteli aplikonte një vlerë 100 euro/nata.
Hotel Kesia po në Dhërmi sërish nuk ka çmime të ndryshuara. Një vit më parë në korrik aplikonte çmimin 45 euro dhe të njëjtin çmim gjejmë edhe këtë vit për çdo natë të llogaritur. Në gusht 2016, çmimi arriti në 75 mijë lekë, ndërkohë që për këtë vit pritet sërish e njëjta lëvizje.
Shëngjini mbetet një tjetër destinacion interesant dhe numrit të lartë të turistëve nga Kosova që janë kthyer në të zakonshëm këtë vit, i është shtuar edhe një numër modest turistësh çekë dhe polakë.
Zef Pemati, menaxher i resort Rafaelo në Shëngjin, u shpreh se këtë verë nuk ka ndonjë ndryshim në fluks krahasuar me një vit më parë.
“Ne kemi rritur kapacitetet dhe sot mund të akomodojmë mbi 2100 persona. Këtë verë kemi pasur 160 dhoma me turistë çekë dhe polakë. Gjithsesi për korrikun, kërkesa mbetet në nivelet e një viti më parë. Gushti presim që të ketë më shumë fluks”, shprehet Pemati.
E veçanta e resortit Rafaelo lidhet edhe me paketat ‘all inclusive’ që ofrohen me një çmim prej 35 eurosh dita për person. Në rast se do të bëhet një rezervim në momentin e fundit vetëm për një natë çmimi për një dhomë dyshe vlerësohet në 80 euro, kurse ajo në pjesën më luksoze të resortit 100 euro/nata.
Rezervimet me Booking
Hotelet shqiptare prej vitesh kanë filluar të përshtaten me kërkesat që imponon zhvillimi i teknologjisë, rrjeteve sociale apo platformave të veçanta në funksion të shitjes dhe promovimit. Booking.com që njihet edhe si një ndër faqet më të rëndësishme të rezervimit online të një hoteli ka të listuar edhe strukturat që i përkasin Shqipërisë.
Për Durrësin, rezultojnë të jenë 65 struktura dhe deri më 7 korrik 2017, 55% e kapaciteteve të tyre ishin të rezervuara. Çmimi minimal për një dhomë për dy persona rezulton të jetë në nivelin e 10-15 euro, ndërsa maksimali 150 euro nata.
Nga Shëngjini janë vetëm 7 struktura të regjistruara dhe çmimi minimal i ofruar është 24 euro nata, kurse maksimali 80 euro nata. Për Vlorën rezultojnë të rezervuara 55% e strukturave 76 strukturave të listuara. Çmimi minimal nis nga 18 euro për natë kurse maksimali në 99 euro. Tri arsyet pse duhet të vizitohet ky qytet janë: argëtimi, arkeologjia dhe natyra.
Në Sarandë janë 242 struktura të listuara nga të cilat janë rezervuar deri më 7 korrik 51% e tyre. Çmimi minimal i strukturave të ofruara është 10 euro/nata, kurse maksimali 300 euro/nata.
Sipas Booking, tri janë arsyet pse mund të vizitohet Saranda ku renditen: kështjella, monumente dhe historia.
Situata e sektorit
Turizmi që cilësohet si një nga sektorët me potencial më të lartë zhvillimi, por edhe pse mbyllëm një mandat katërvjeçar, duket se nisma e parë dhe e fundit e zbatuar në sektor është ulja e TVSH-së në 6%.
Edhe kjo u bë në fund të mandatit.
“Fakti është që në 2016, turizmi prodhoi këtu në Shqipëri 1.5 miliardë euro, duke u shndërruar në një shtyllë shumë të fortë të ekonomisë shqiptare dhe krahasuar me një vit më parë, kontributi i turizmit në ekonomi u rrit me 200 milionë euro. Projekti ynë i diskutuar dhe i vlerësuar nga BB dhe FMN flet për mundësinë e krijimit të 250 mijë vendeve të punës në turizëm në harkun e 7 apo 8 viteve të ardhshme”, do të shprehej kryeministri Rama pak kohë më parë.
E përtej këtij potenciali apo kontributi në ekonomi, turizmi sot nuk është aty ku u premtua nga qeveritë në ardhje dhe ikje mandat pas mandate.
Sot, konkretisht kemi vetëm një kuadër ligjor të përfunduar, një seri rregulloresh të miratuara për strukturat akomoduese, një nismë për kategorizim dhe vendosje të yjeve që mbetet i mjegullt për ecurinë e deritanishme.
Fakt është që edhe këtë verë, turistët vendas apo të huaj do të përballen edhe këtë verë me një sektor që vazhdon të zhvillohet spontanisht, me hotele që yjet vazhdojnë t’i vendosin në mënyrë individuale, me çmime që një pjesë i afishojnë dhe një pjesë jo duke preferuar “të bëjnë pazar” në momentin e fundit.
Gjasat janë që struktura të kategorizuara dhe shërbime të standardizuara t’i kemi vitin tjetër, por kjo sërish mbetet e shoqëruar me “ndoshta”. /Monitor.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A