Poezi nga: Fernando Pessoa
Përktheu: Roland Gjoza

Hoqa maskën dhe pashë veten në pasqyrë
Atje m’u shfaq një fëmijë që e kisha njohur vite më parë
Asgjë nuk kishte ndryshuar
Kjo është më e mira që mund të bësh, të heqësh maskën
Fëmija është po ai gjithmonë
E kaluara është
Fëmija.
E hoqa maskën dhe e vura përsëri.
Kështu është më mirë.
Tani unë jam maska
Dhe i kthehem personalitetit tim
Stacionit në fund të udhëtimit.