Honda i vetofrohet Milanit: Më telefoni kur t'ju nevojitem

Mesfushori japonez, Keisuke Honda, u ka thënë drejtuesve të Milanit që ta mendojë ritransferimin e tij në San Siro.
33-vjeçari ka luajtur për Rossonerët gjatë viteve 2014-2017, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 14 asistime në 92 ndeshje, ndërsa e fitoi Superkupën e Italisë në sezonin e fundit.
"Gjithmonë kam dashur t'ju ndihmoj. Më telefoni kur t'ju nevojitem!", ka shkruar ai në Twitter duke etiketuar faqen zyrtare të Milanit.
Rossonerët padyshim se kanë nevojë për përforcime, duke qenë se i kanë humbur katër nga gjashtë ndeshjet e para në Serie A këtë sezon.
Një veprim të ngjashëm, Honda e kishte bërë në javën e kaluar duke i kërkuar Manchester Unitedit që ta transferonte. /Telegrafi/




















































