Dërgesat për HondaJet filluan në vitin 2015 dhe tani Honda njoftoi një zgjerim të konsiderueshëm të gamës duke prezantuar një aeroplan më të madh në vitin 2028.

Prodhuesi i aeroplanëve ende nuk ia ka vënë një emër për aeroplanin e ri, por synon aftësinë të fluturojë pa pushim nëpër SHBA, transmeton Telegrafi.


Aeroplani i ri do të jetë një version prodhimi i HondaJet 2600 Concept nga viti 2021.

Kompania do të shesë aeroplanin më të madh së bashku me versionin HondaJet Elite II ekzistues.

Ashtu si modelet e tjera, Honda i monton motorët sipër krahut, që është një dizajn jokonvencional për aeroplanët  e biznesit. /Telegrafi/