LAJMI I FUNDIT:

Homazhe dhe marsh në 25 vjetorin e rënies së dëshmorit Adrian Krasniqi

Homazhe dhe marsh në 25 vjetorin e rënies së dëshmorit Adrian Krasniqi

Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Adrian Krasniqi sot të Kliqinë të Pejës organizohen homazhe dhe marsh në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Homazhet do të fillojnë në ora 10:00 në Kliqinë, për të vazhduar me marshin i cili do të fillojë disa minuta më vonë e do të përfundojë në Vranoc, pranë varrezave të dëshmorëve.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme homazhe do të organizohen para shtatores së tij, në Pejë duke filluar nga ora 13:30.


Dëshmori i kombit gjeneral Adrian Krasniqi ra heroikisht gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Adrian Krasniqi, i lindur më 11 tetor 1972, është ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe njëra nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes.

Ishte ndër luftëtarët e guximshëm që i dhanë goditjen regjimit serb në kohën kur gjithçka mohohej dhe kur çdo e drejtë njerëzore ishte e parealizueshme gjatë okupimit gati 90-vjeçar të Kosovës nga pushtuesit serb, e cila rezultoi me çlirimin e vendit më 12 qershor 1999.

Policia serbe kishte publikuar një video me rastin e këtij sulmi të UÇK-së. /kp/