Manchester United ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Viktoria Plzen në rrethin e gjashtë të Ligës së Evropës, pasi triumfuan 2-1.

Pjesa e parë ishte e dobët nga të dyja skuadrat, përkundër se lëshuan raste të mira shënimi.


Në minutën e 48-të, Matej Vydra kaloi vendasit në epërsi, me një asistim të Sulc.

Por, Djajtë e Kuq i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Rasmus Hojlund.

United nuk u dorëzua dhe ia shkaktoi humbjen e parë në shtëpi Plzenit, pasi shënoi për 2-1 sërish me anë të Hojlund (88').

Pas rrethit të gjashtë, United ka 12 pikë, ndërsa në rrethin e shtatë takohet me Rangers. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app