Inspektorati i Kryeqytetit ka dënuar me 200 euro gjobë, personin i cili hodhi lavatriçen nga ballkoni i banesës së tij në katin e tretë.

Në njoftimin e Inspektoratit të Kryeqytetit thuhet se i njëjti me këtë veprim ka rrezikuar kalimtarët e rastit.


“Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit.

Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hedhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/