Historitë e kthyera në legjenda: Bandat dhe emrat e të fortëve të Shqipërisë në 25 vite (Foto)
Në fillim ata ishin të fortët e lagjes. Djem të cilët vendosnin ligjin e rrugës të armatosur me “Thompson” apo “Scorpions”, por që më pas krimin do ta perfeksionin duke ndjekur stilin mafiozëve italianë aq shumë të ndjekur në ekranet e televizioneve të shtetit fqinj.
Kështu nisën eliminimet me silenciator apo ekzekutime me tritol, ku në vitet e fundit këto krime u sofistikuan duke u futur në lojë edhe vrasës me pagesë.
Po kush të fortët që bënë epokë në krimin e rrugës?
Gazmend Muça apo Gaz Muça, siç njihet në shkëlqimin e tij si kriminel është padyshim një nga emrat më të spikatur të krimit të fillim viteve ’90. Ai ishte kapo i bandës “Djemtë e Rrugës Bardhyl”. Rivalët e tij ishin “Djemtë e Trenit të Vjetër” të drejtuar nga Naim Zyberi. Më 7 prill 1992 vetëm tri muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania, tmerri i Tiranës, Gaz Muça u vra në zonën e Xhamllikut.
Vite më pas, në 2 korrik 1997, Naim Zyberi vrau përpara shtëpisë së tij Artur Grorin. Pas kësaj vrasje ai largohet në Itali. Por në vitin 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë. Ai ekzekutohet pak orë më pas në ambientet e spitalit ku po kurohej nga një persona i veshur si infermier.
Denis Gina
Në verën e vitit 1999 një vrasje makabre tronditi Tiranën. Më 22 qershor, të këtij viti Denis Gina dhe Medjan Shehu eksponentë të bandës së “Rrugës së Kavajës”. Ata të dy ekzekutohen me antitank, ndërsa ishin duke udhëtuar me një makinë të blinduar. Atentati ndodhi në ish-Fushën e Druve në Tiranë. Policia akuzoi për këtë vrasje Ilir Bardhin dhe Genci Ferhatin. Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper në qelinë e paraburigimit 313 në 9 mars të vitit 2000. Në tre vite nga vitit 1998 deri në 2001, banda e përçarë e “Rrugës së Kavajës” prodhoi 23 viktima. I fundit besohet se është jetë Franc Konomi, i vrarë në korrikun e vitit 2010. Me të vetmin ndryshim, pasi tashmë vrasësit janë enigmatik. Policia i arkivon ngjarjet si larje hesapesh të vjetra.
Krijimi i bandave në 1997
Zani Çaushi
Viti 1997 dhe rënia e shtetit ligjor do të shënonte edhe gjallërimin e disa prej bandave më famëkeqe në vend. Një ndër to ishte edhe ajo e Çoles në Vlorë e drejtuar nga Zani Çaushi. Bandë së cilës i vishen një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura gjatë kësaj kohe në qytet.
Aldo Bare
Alfred Shkurti, ose i njohur gjerësisht si Aldo Bare do të ishte një ndër emrat që shtinin frikën deri në fillim të viteve 2000. Bare dhe organizata e tij ishte një tjetër bandë famëkeqe që terrorizoi Lushnjën gjatë viteve që ushtroi aktivitetin. Ata njihen si autorë të shumë krimeve makabër në Lushnjën e vitit 1997, por edhe më pas. Lufta mes Bares dhe bandës rivale në Lushnje, nisi pasi atij i vrasin të vëllanë në fillin të 1997.
Altin Dardha
Por 1997 solli edhe një lloj të ri vrasësi, pak të njohur në atë kohë. Vrasës individualistë që gjuanin pa ndonjë qëllim të caktuar që ishin edhe më të frikshmit. Altin Dardha i fortit i Beratit ishte një ndër ta. Ai akuzohet për dhjetëra vrasje. Ishte kaq mizor sa për të përmbushur dëshirat e tij kriminale, qëllonte njerëz të pafajshëm thjesht për ti shtuar në arkivin e tij të bëmave.
Pas vitit 2000
Në fillimin e viteve 2000, në Shqipëri krimi njohu një epokë të re. Bandat lanë përplasjet në rrugë. Është koha e vrasësve me pagesë. Ku shumë ngjarje me sfond të pastër mafioz mbeten pa autor. Një kronologji ngjarjesh ku viktimat nuk shprehin dyshime për vrasësit çka tregon se tashmë krimi është bërë edhe më i sofistikuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova