Viti 1975 shënoi një sukses të ri, u prodhua i pari film multiplikativ shqiptar (teknika e kartonave), “Zana dhe Miri”, nga piktori Vlash Droboniku i cili mbasi kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, bëri një specializim të shkurtër në studion “Animafilm”në Bukuresht (Rumani).Filmi multiplikativ ishte një domosdoshmëri e kohës për të mbushur një boshllëk të ndijshëm për filmat për fëmijë, ndonëse tematika që trajtuan ata nuk ishte vetëm për botën fëminore; shkruan kritiku i kinemasë Abaz Hoxha.
Filmi multiplikativ mori një zhvillim të shpejtë pasi një vit më vonë, më 1976, u prodhuan katër filma. Ekipi krijues u zgjerua ndonsëe baza teknike ishte ende e dobët duke përdorur aparatura të vjetra të cilat u adaptuan për këtë qëllim. Viti 1977 ishte një hap cilësor: nga kartoni i animuar realizohet filmi i parë me vizatime “Zhgarravinat” me regjisor-piktor Bujar Kapexhiun.
Ky ishte një film mjaft i suksesshëm i cili u nderua me Kupën e Festivalit të Dytë të Filmit Shqiptar për gjininë e tij më 1977 dhe me çmimin e Parë në Festivalin e Tretë të Filmit Ballkanik në Stamboll (Turqi), duke shënuar kështu edhe të parin çmim për filmat shqiptarë në Festivalet Ndërkombëtare të Filmave.
Teknikat e filmit multiplikativ kombinohen midis tyre, lëvizjet bëhen më ekspresive, me shprehje më të qarta karakteresh, me një ndërtim më origjinal në dramaturgji e me kërkesa të veçanta të stileve grafike për secilin krijues. Më 1979, regjisori Esat Musliu, piktori Astrit Tota dhe operatori Faruk Basha prodhuan të parin film me kukulla “Vajza me pata”, teknikë që u pasua më vonë në një seri filmash të Vlash Drobonikut. Kështu, u rritën kuadrot dhe brenda pak viteve prodhimi i filmave të kësaj gjinie u rrit shumë shpejt. Në fillim të viteve ‘80 prodhoheshin çdo vit 12 filma multiplikativë të teknikave të ndryshme.
Kjo rritje ishte rezultat i punës këmbëngulëse të krijuesve të këtij sektori. Këta filma u mirëpritën nga spektatorët e moshave të ndryshme, por veçanërisht nga të vegjlit. Tipari dallues i tyre ishte karakteri kombëtar në subjekt, skenografi e psikologji. Ato transmetuan tek spektatori i vogël një moral të shëndoshë nëpërmjet të një humori bindës e të kuptueshëm, por që nxiste fantazinë.
Duhet theksuar se filmi vizatimor iu shmang që në fillimet e tij politizimeve dhe diktatit ideologjik, ndoshta edhe vetë nga natyra e tij ku sundonte lufta midis së mirës dhe të keqes që përfaqësojnë një nga normat bazë të moralit të përgjithshëm njerëzor, sikurse u mbështetën edhe në përrallat popullore.
Ndërsa themeluesit e filmit vizatimor u bënë Vlash Droboniku e Bujar Kapexhiu, mbas tyre vijuan një plejadë e tërë piktorësh dhe regjisorësh të suksesshëm, si: Tonin Vuksani, Boris Ikonomi, Gazmend Leka, Artur Muharremi, Esperanca Konomi, Majlinda Agolli, Artur Dauti, Robert Qafëzezi, Artan Maku, Sokol Xhahysa, Gjin Varfi, Stefan Taçi, etj si dhe një ansambël i tërë piktorësh ekzekutues dhe multiplikatorësh si Natasha Vodica, Diana Hoxha, Beti Kumi, Suzana Thaçi, Alma Bengu, Ana Arapi, Suzana Varvarica, Elefteri Milla etj.
Një kontribut të rëndësishëm në xhirimin e filmave për fëmijë dhanë kinooperatorët Tomi Vaso, Diana Diamanti, Jovan Kondakçi, Beqir Vaqari,Vangjush Valla, Sonja Mamaqi, etj. Në këtë mënyrë, xhirimi i filmave vizatimorë filloi të konsolidohesh dhe të rritej nga viti në vit duke u bërë e mundur që deri në vitin 1995 të ishin realizuar mbi 160 tituj filmash vizatimorë të teknikave të ndryshme. /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?
Si mund ta ndryshojë AI-ja kompjuterin, kulturën dhe rrjedhën e historisë

Introverti i ligshtë që kishte frikë nga rrahjet: Ngritja e Putinit në pushtet!

Testamenti i Nobelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës