Biznesmeni i njohur Altin Bamllari me anë të një postimi në Facebook ka treguar historinë e veçantë e vëllezërve në Tushemisht, të cilët braktisën Krishterimin për Islamin.
“Asnjëherë nuk ndjeva ngrohtësinë e Zotit për të cilin falesha. Kur përqafova islamin para 5 vjetësh, gjithçka ndryshoi në jetën time. Sa herë që unë i afrohem Të Madhërishmit një pëllëmbë, ai më afrohet dhjetëfish. Nuk kam lënë një namaz pa falur në këto 5 vjet. Asnjë. Ti mbase s’më beson po të të tregoj ç’lehtësi ndiej në shpirt mbas çdo falje”, shkruan ndër të tjera Bamllari, transmeton albeu.com.
Lexoni postimin e biznesmenit:
Vëllezërit që braktisën krishtërimin për islamin
Në Tushemisht, këtë radhë, nuk shkova thjesht për të shijuar tavën e koranit, as për “liqerin” e Lasgushit dhe as për të parë teto Ollgën.
U nisa për të takuar dy djem, dy vëllezër që kanë një histori të rrallë, të paktën për kohët moderne. Quhen Ilir dhe Margarit Tasellari. Janë rreth të dyzetave, me një diferencë moshe prej 4 vjetësh. Restoranti i tyre quhet “Dante” dhe është nga më të njohurit e zonës.
Gatimet janë pothuajse ato që serviren ngado buzë liqenit, por shija e tyre seç ka diçka ndryshe. Djemtë kanë ditur të marrin më të mirën e shijes italiane e asaj greke në rrugëtimin e tyre si emigrantë dhe e kanë kombinuar mjeshtërisht me traditën vendase.
Por ky restorant ka një tjetër të veçantë. Nuk ofron pije që përmbajnë alkool. Përfytyroni tani të hani peshk pa një gotë verë përpara. Polakët kanë një shprehje: “Peshku duhet të notojë tre herë. Njëherë në ujë, një herë në vaj e një herë në verë.” E pra, këtu peshku notonte veç një herë.
Pasi kemi porositur, pyes kamarierin: -Po mirë, si i bëhet që unë nuk e shijoj dot peshkun pa njëçikë verë? Ai më informon me mirësjellje se herë tjetër mund ta marr me vete. -Nuk ka asnjë problem. Thjesht ne nuk e tregtojmë sepse është “haram”. Dmth, Kurani na e ndalon.
Nuk përtoj dhe hidhem te lokali në krah për të blerë një shishe Reisling dhe kur kthehem i them kamarierit që do dëshiroja të takoj dy vëllezërit. Më thotë që kanë shkuar tek Bujtina e re, të cilën po përgatiten ta hapin së shpejti.
Megjithatë, i merr në telefon dhe më i vogli, Giti (Margariti), nuk vonon të vijë. S’më durohet të hy direkt në temë, ta pyes si, qysh e pse ndërroi fe. Si ka mundësi që dy vëllezër të krishterë të konvertohen në myslimanë sot, ndërkohë nëpër botë, më shumë tërthor sesa direkt, islami shigjetohet herë si një fe e prapambetur e herë si truall që pjell terroristë.
-Kush flet me këtë gjuhë, s’di asgjë për islamin, nis bisedën Giti. Mos ta harxhojmë kohën me histori se ma do mendja duhet të kesh lexuar. Po të shpjegoj ç’ndodhi me ne. Ashtu siç e di, Tushemishti është fshat i krishterë.
Si ngado në Shqipëri, ne s’i kemi patur problem martesat me familjet myslimane. Është e vërtetë që në Pogradec të krishterët më shpesh marrin nuse sesa japin, por kjo nuk vë në dyshim bashkëjetesën.
E pra, ne të tre, vëllai, unë dhe motra, u martuam me njerëz të besimit tjetër. Në një nga tre familjet, njerëzit e shtëpisë ishin besimtarë praktikantë. –Dmth jo si puna ime, ndërhyj unë me shaka, që nuk e di as vetë pse quhem mysliman, ndërkohë që jam ateist.
-Lëviz vendit, më drejtohet me seriozitet Giti. Qofsh ç’të duash, por mos e moho Zotin, ndërkohë shushurit një lutje në arabisht. Feja, vijon ai, vjen natyrshëm. S’ka imponim. Askush s’na detyroi ne të pranojmë këtë besim që na lumturon çdo ditë. Shyqyr Zotit, jemi të lirë për të zgjedhur.
Unë hap sytë. Nuk dyshoj në asnjë fjalë të tij. Jam kureshtar të di pse la një besim për një tjetër. -Dëgjo! Familja ime ka qenë e krishterë dhe ne kemi ruajtur besimin edhe në kohë të vështira. Festonim fshehurazi ditët e emrave, Pashkët dhe Krishtlindjet. Krishtërimi është feja më pranë islamit se çdo fe tjetër.
Thjesht e devijuan rrugës. Mbase qëllimisht. Unë shkoja në Kishë të dielave dhe një ditë kuptova që mënyra e adhurimit nuk më afronte me Zotin. Shumë fallcitet. Shumë rregulla, temjan dhe ikona që duheshin puthur.
E pse? Për ç’arsye? Asnjëherë nuk ndjeva ngrohtësinë e Zotit për të cilin falesha. Kur përqafova islamin para 5 vjetësh, gjithçka ndryshoi në jetën time. Sa herë që unë i afrohem Të Madhërishmit një pëllëmbë, ai më afrohet dhjetëfish. Nuk kam lënë një namaz pa falur në këto 5 vjet. Asnjë. Ti mbase s’më beson po të të tregoj ç’lehtësi ndiej në shpirt mbas çdo falje.
-Po bota? Çfarë tha bota kur ndërruat besim? Po prindërit? Si e pritën ata këtë ndryshim drastik?
-Nuk ishte e lehtë. Në fillim kjo gjë nuk iu pëlqeu fare. Iu duk e panevojshme. E çuditshme. E dyshimtë. U vinte turp nga fshati. Vonë e kuptuan që djemtë e tyre u bënë edhe më të mirë, më të gjindshëm, më të dashur. Jo se na ka munguar ndonjëherë dashuria, por më përpara nuk e njihnim fuqinë e saj. Ne jemi të gjithë njësh. Plotësojmë njëri-tjetrin. Nuk jam zënë një herë të vetme me timvëlla.
Ngela pa fjalë. Për të thyer disi bisedën thërras kamarierin. Konfirmoj prej tij rrëfimin e Gitit. – Po këta s’dinë të thonë një fjalë të keqe brre, jo më të shahen. S’ka shans!
Para se të largohem Giti më fton të shoh Bujtinën e re. Me këtë rast të takoj edhe të vëllain. Nisemi. Bujtina ndodhet në zemër të Tushemishtit, dy hapa larg bustit të teto Ollgës. Është e vetmja godinë që dallon nga të tjerat.
E rikonstruktuar bukur, ajo mban vulën e shpirtit krijues të të dy vëllezërve. Mbeta i befasuar përsëri nga kjo alkimi e çuditshme që gjërat e thjeshta i shndërron në një parajsë.
Perfekt. Gjithçka në vendin e vet me një sqimë për t’u admiruar. Vëllai i madh, Iliri, më tregon si një ciceron veprat e tyre të artit.
Ndahemi. Drejt Gitit vjen me vrap një vajzë syliqeni. Ai e merr në krahë e më thotë që është e bija. Kam tre vajza Altin, ndërsa vëllai tre djem. E sheh? Zoti na ka vënë në provë edhe këtu.
Më jep tre vajza që t’i dua djemtë e vëllait si të mitë dhe ai t’i dojë vajzat e mia si të tijat. Mos i merr me shaka këto gjëra!
U largova nga Tushemishti me një ndjenjë të papërshkruar kënaqësie. Brenda këtij muaji jam bërë me tre miq të jashtëzakonshëm, papa Viktorin e Ziçishtit dhe dy vëllezërit Tasellari nga Tushemishti. Thonë që Zoti i do edhe të pafetë.
Amin!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![LSDM: Kërkojmë uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, uljen e çmimit të kartonit të gjelbër dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/LSDM-7-380x233.jpg)
LSDM: Kërkojmë uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, uljen e çmimit të kartonit të gjelbër dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania “Red Mill” del me një sqarim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-380x233.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania “Red Mill” del me një sqarim
![Konferenca e Sigurisë në Mynih, Osmani do të flas për partneritetin strategjik të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-arkiv_1-380x233.jpg)
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Osmani do të flas për partneritetin strategjik të Kosovës
![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image00001-scaled-1-780x439.jpeg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/06/policiabritanike-780x439.jpg)
Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir
![Rama kthen në humor goditjen e tavolinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-780x439.jpg)
Rama kthen në humor goditjen e tavolinës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi