KKSH reagon ashpër dhe shpreh shqetësimin për heqjen e flamurit kombëtarë nga ballkoni i ndërtesës së këtij institucioni në natën mes 23 dhe 24 shkurtit të këtij viti, nga autorë të panjohur.

KKSH e konsideron këtë si një akt qyqar dhe drejtpërdrejt sulm në identitetin e shqiptarëve të Luginën e Preshevës, si dhe mohimin e të drejtës për të u identifikuar publikisht.


“Veprimet e tilla, ashpërsojnë dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës, për më tepër, nëse kryesit e kësaj veprave që dhunon identitetin e këtij institucioni, nuk ndëshkohen janë në funksion të trysnisë dhe presionit në mohimin e identitetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, thuhet në reagimin e KKSH-së, transmeton Titulli.

Këshilli Kombëtar Shqiptar tashmë ka njoftuar organet e rendit me ç’rast kërkon hetimin dhe zbardhjen e rastit në fjalë dhe të autorëve të kësaj vepre qyqare.
Flamuri kombëtar shqiptar në ballkonin e KKSH-së ishte vendosë që nga festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Heqja e flamurit nga persona të panjohur ndodhë në momentin kur pritet të fillojnë bisedimet mes shqiptarëve të Luginës dhe Beogradit, ndërsa njëra ndër kërkesat e palës shqiptare do të jetë edhe përdorimi i simboleve kombëtare. /Telegrafi/