Hilton aktorja më e keqe

Paris Hilton është zgjedhur aktorja më e keqe për rolin kryesor në filmin “The Hottie and the Nottie”. Hilton po ashtu ka marrë çmimin e aktores më të keqe në rol dytësor , për paraqitjen në filmin “Repo! The Genetic Opera”.
Filmi i Mike Myers “The Love Guru”, në të cilin aktori ka qenë bashkëskenarist dhe ka luajtur rolin kryesor, ka fituar trofeun Mjedra e Artë, si filmi më i keq, skenari më i keq, ndërsa vete Myers është zgjedhur aktori më i keq.
Pierce Brosnan është zgjedhur aktori më i keq në rol dytësor për rolin e tij në filmin “Mamma Mia!”. Ndërsa filmi i Harrison Ford për aventurierin Indiana Jones, “Indiana Jones: Kingdom of the Crystal Skull”, është emëruar si vazhdimi më i keq.
Lista e plotë e ‘fituesve’ të Razzie Awards:
Filmi më i keq: “The Love Guru”
Aktori më i keq: Mike Myers, (“The Love Guru”)
Aktorja më e keqe: Paris Hilton, (“The Hottie And The Nottie”)
Aktorja më e keqe në rol dytësor: Paris Hilton, (“Repo! The Genetic Opera”)
Aktori më i keq në rol dytësor: Pierce Brosnan, (“Mamma Mia!”)
Çifti më i keq në ekran: Paris Hilton me Christine Lakin ose Joel David Moore (“The Hottie And The Nottie”)
Vazhdimi më i keq: “Indiana Jones: Kingdom of the Crystal Skull”
Regjisori më i keq: Uwe Boll, (në filmat “1968: Tunnel Rats” dhe “In the Name of the King: A Dungeon Siege Tale and Postal”)
Skenari më i keq: Mike Myers dhe Graham Gordy (“The Love Guru”)
Karriera më e keqe: Uwe Boll































































