Hidroregjioni Jugor dhe Ekoregjioni hapin zyren e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, ka hapur një zyrë të re shërbimi për qytetarët në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit, përcjell Telegrafi.
Sipas njoftimit, zyra do të funksionojë nga e hëna deri të premten, me orar pune prej 08:00 deri në 16:00.
Përmes këtij shërbimi, qytetarëve do t’u mundësohet kryerja më e lehtë dhe e shpejtë e obligimeve të tyre.
“Ftojmë të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të kryer obligimet me kohë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































