Sot (e premte), në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 13:00, është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës, teksa tashmë dihen edhe kundërshtarët e mundshëm të skuadrave për secilën fazë.

Pas Ligës së Kampionëve, radha i erdhi edhe ekipeve të Ligës së Evropës për të mësuar kundërshtarët e tyre për fazën e 1/8-tës.


Edhe në garën e dytë elitareve evropiane të klubeve do të shohim ndeshje të forta në këtë fazë me skuadrat që do të duan me çdo kusht një vend në çerekfinale.

Ndeshja më e fortë në këtë fazë është ajo në mes të Real Sociedad-Manchester United, por interesant do të jetë edhe në takimin Roma-Athletic Bilbao.

Në këtë fazë, Ajaxi do të ndeshet me Eintracht Frankfurtin, Lazio me Viktoria Plzen, Tottenham Hotspur me AZ Alkmaar dhe Fenerbahce-Rangers.

Dy takimet tjera të 1/8-tës në Ligën e Evropës janë Bodo/Glimt-Olympiacos dhe FCSB-Lyon.

Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Evropës

Viktoria Plzen - Lazio

Bodo/Glimt - Olympiacos 

Ajax -Eintracht Frankfurt 

AZ Alkmaar - Tottenham Hotspur

Real Sociedad - Manchester United

FCSB - Lyon

Fenerbahce - Rangers 

AS Roma - Athletic Bilbao

/Telegrafi/

telegrafi sport app