LAJMI I FUNDIT:

HIB Petrol mbështet Shoqatën e të Verbërve “Jakova” për realizimin e aktiviteteve për 8 Mars

HIB Petrol mbështet Shoqatën e të Verbërve “Jakova” për realizimin e aktiviteteve për 8 Mars

Për të promovuar gjithpërfshirjen dhe për të festuar talentet e personave të verbër dhe me shikim të dobësuar, HIB Petrol ka vendosur një bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve “Jakova” për të mbështetur realizimin e aktivitetit për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Shoqata e të Verbërve “Jakova” me seli në Gjakovë, ka të regjistruar rreth 400 persona të verbër dhe me shikim të dobësuar. Ndër vite, kjo shoqatë është e përkushtuar në fuqizimin e anëtarëve të saj, shumica prej të cilëve përballen me sfida të ndryshme e kushte të vështira financiare. Kështu, në shoqatë, ata gjejnë një hapësirë për të biseduar për problemet e tyre dhe një vend ku mund të ndjehen se janë pjesë e komunitetit.

“HIB Petrol, me shumë kënaqësi ka pranuar thirrjen për mbështetje nga kjo shoqatë. HIB Petrol që nga themelimi, gjithmonë i ka dhënë rëndësi përgjegjësisë sociale dhe rolit filantropik në shoqëri. HIB Petrol beson se duke ndihmuar komunitetin krijohet një lidhje e fuqishme që më pas sjell ndryshime pozitive në shoqëri”, ka thënë Adelina Asllani, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim dhe Marrëdhënieve me Publikun.


Shoqata e të Verbërve “Jakova” çdo vit organizon aktivitete të tilla me qëllim që anëtarët e shoqatës të shfaqin talentet e tyre. Njëkohësisht shërben si një platformë për të ngritur vetëdijen e publikut të gjerë rreth personave të verbër dhe me shikim të dobësuar. Luan rol edhe si qendër avokuese që ata mund të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë dhe pjesë e aktiviteteve të ndryshme.
Eventi përfshin disa aktivitete si: organizimi i një tryeze të rrumbullakët ku do të diskutohet për rolin, angazhimet, të arriturat dhe pengesat e grave si pjesë e shoqatës “Jakova”, si dhe do të ketë edhe gara sportive në go-ball dhe shah.

Mbështetja e dhënë nga HIB, konfirmon edhe njëherë dedikimin e kompanisë për të ndihmuar shoqërinë duke rritur ndjenjën e përfshirjes në komunitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori