LAJMI I FUNDIT:

Hezbollahu lëshoi dronë sulmues drejt Tel Avivit, hakmerret Izraeli

Hezbollahu lëshoi dronë sulmues drejt Tel Avivit, hakmerret Izraeli

Grupi i armatosur i Libanit, Hezbollah, ka kryer një sërë sulmesh me dronë dhe raketa në veri të Izraelit, por ka paralajmëruar se ende nuk ka ardhur hakmarrja e shumëpritur për vrasjen e komandantit të lartë nga Izraeli.

Hezbollah tha se nisi një tufë dronësh sulmues në dy qendra ushtarake pranë Acre në veri të Izraelit dhe sulmoi një automjet ushtarak izraelit në një vend tjetër.

Ushtria izraelite tha se kishte identifikuar disa dronë armik që kalonin nga Libani dhe se kishte kapur një, shkruan timesofisrael.


Disa civilë u raportuan të plagosur në jug të qytetit bregdetar të Naharija. Pamjet televizive të reuters treguan vendin e përplasjes pranë një stacioni autobusi në një rrugë kryesore jashtë qytetit.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se sirenat u dëgjuan rreth Acre, por doli të ishte një alarm i rremë. Ata thonë se forcat e tyre ajrore sulmuan dy objekte të Hezbollahut në Libanin jugor.

Frika po rritet se Lindja e Mesme mund të bjerë në një luftë të gjerë pasi Hezbollahu u zotua të hakmerret për vrasjen e komandantit të Hezbollahut, Fuad Shukr dhe Irani për t’iu përgjigjur vrasjes së javës së kaluar të liderit politik të grupit militant palestinez Hamas, Ismail Haniyeh në Teheran. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Kalo në kategori