LAJMI I FUNDIT:

HETUESI PRIVAT tregon se si ta kuptoni nëse PARTNERI po ju TRADHTON

HETUESI PRIVAT tregon se si ta kuptoni nëse PARTNERI po ju TRADHTON

Një hetues privat me përvojë i ka bërë publike disa mënyra të lehta për ta kuptuar nëse partneri është duke ju tradhtuar.

Drejtor i Heartbreakers, kompani e hetimeve private, Luke Athens thotë se nëse veç dyshoni se partneri është duke ju tradhtuar, atëherë mundësitë janë të mëdha se kjo është duke ndodhur në të vërtetë, transmeton Telegrafi.

“Kur vjen koha të vendosni se a është duke ju tradhtuar partneri apo jo, intuita është mjeti më i fuqishëm që e posedoni”, thotë hetuesi privat.


Por, përveç intuitës, z. Athens thotë se ka edhe një sërë hapash të cilat mund t’i ndërmerrni për të zbuluar nëse partneri nuk është treguar besnik.

Hapi i parë është të shikoni për marrëveshje të pazakonshme udhëtimi. Shikoni rrugëmatësin në veturë për të parë nëse kilometrat i përshtaten distancës në të cilën kanë thënë se do të shkojnë.

Përveç kësaj, shikoni nëse në kuletën apo xhepat e tij gjendet ndonjë faturë për dy persona në një restaurant të shtrenjtë, ose një kuti boshe e prezervativëve. /Telegrafi/